FUTBOLL| Rrëfimi shokues i Taribo West: Mafia më largoi nga Milani

Ish mbrojtësi nigerian Taribo West është rikthyer të flasë për eksperiencën e tij negativë në kampionatin italian, ku ka veshur për dy sezone fanellën e Interit, për t’u transferuar më pas në verën e 1999-ës te skuadra tjetër e qytetit, Milani.

Në një intervistë për portalin “Score Nigeria”, 45-vjeçari ka zbuluar se ka qenë pikërisht mafia që ka ndikuar në largimin e tij nga Milani, duke sajuar një dëmtim, të cilin e mbështetën edhe mjekët e Milanit.

“Mafia bëri gjithçka që të më largonte nga Milani, Sajuan një histori dëmtimi, që ia servirën shtypit dhe korruptuan edhe mjekët, që ta mbështesnin, por kjo ishte një gënjeshtër e shëmtuar. E kanë bërë, pasi për ta ishte e pamendueshme që një afrikan të merrte vendin e Baresit, Maldinit apo Costacurtës”, rrëfeu Taribo Ëest.

Qendërmbrojtësi nigerian u largua pas vetëm një sezoni nga Milani, fanellën e të cilit e veshi për vetëm 4 ndeshje, ndërsa fillimisht shkoi në huazim te Derby County dhe më pas te gjermanët e Kaiserslautern