QEVERIA E FUSHATAVE, QEVERI PART-TIME

Av. Besart Logu

Këto gjashtë vite të drejtimit rilindas, kemi dëgjuar shpesh të përmendet fjala “Fushatë”, me objekte të ndryshme të tilla si “fushata kundër ndërtimeve pa leje” , “fushata kundër lojrave të fatit” , “fushata kundër informalitetit”, ” fushata e llogaridhënies” e deri te ajo e fundit verore “fushata kundër zaptimit te vijës bregdetare”.

Nëse do kërkojmë për kuptimin e fjalës “fushatë”, do gjejmë se:

FUSHATË f.e

”Veprimtari a punë e gjerë që bëhet gjatë një kohe të caktuar për të plotësuar një detyrë. Fushatë propagandistike. Fushata e zgjedhjeve. Fushata e mbjelljeve (e korrjeve, e shirjeve).”
Përpjekje për t’i zgjidhur detyrat e mëdha jo me një punë sistematike e të pandërprerë, por me fushata të përkohshme (metodë pune e gabuar që në thelb i lë problemet të pazgjidhura).”

Pra kemi të bëjmë me një veprimtari të përkohëshme, formale dhe që nuk e zgjidh çështjen apo problematikën në themel. Një punë shkel e shko sa për ti hedhur hi syve atyre që presin nga autoriteti të marrë përsipër përgjegjësitë që ia ngarkon delegimi i pushtetit me votë.

Slogani i Rilindjes “Bëjmë shtet” mbeti vetëm në letër, gjatë prezantimit të programit qeverisës, si dhe në dëshirat e ndjekësve të tyre shpresëhumbur. Fushatat qeveritare mbyllnin ciklin në varësi të kohëzgjatjes së paracaktuar për tu hapur sërisht në një sezon të dytë.

Ndryshe ka ndodhur nga qeveria paraardhëse e drejtuar nga Partia Demokratike. Reformat e thella institucionale me efekte te drejtpërdrejta, bënë që Shqipëria të kapë standartet e një vendi të zhvilluar dhe me rezultate të dukshme që sollën impakt në përditshmërinë e çdo shqiptari.

Për të kuptuar drejtë punën konkrete të bërë nga kjo qeveri, nxjerrim paraprakisht kuptimin e fjalës “reformë”. Sipas fjalorit kuptojmë se:

REFORMË f.
1. Ndryshim i thellë a i gjerë që bëhet në një fushë të veprimtarisë shoqërore, riorganizim a shndërrim i thellë i diçkaje; ndryshim a tërësi ndryshimesh me karakter politik, që bëhet nga klasa në fuqi për të zgjatur e përforcuar sundimin e vet pa prekur themelet e rendit shoqëror e shtetëror ekzistues. Reformë e thellë (rrënjësore). Reformë ekonomike (monetare, arsimore). Reformë agrare. Reforma e shkrimit (e drejtshkrimit)”

Pra, Reformat ndryshe Fushatat dallojnë mes tyre fillimisht për nga serioziteti i angazhimit, vullneti për ta ndryshuar ose jo gjëndjen, thellimi në problematikën konkrete dhe ndryshimi i dukshëm në përfundim të zbatimit tyre.

Po çfarë reformash u ndërmorën dhe në cilat fusha?

INTEGRIMI

• Shqipëria sot qëndron krenare dhe mjaft e sigurt në pozitat e saj si antare me të drejta të plota në NATO.

• Lëvizja e lirë brënda zonës shengen hoqi barrierat burokratike dhe me kosto që prodhonin “rradhë qumështi” në dyert e ambasadave të huaja.

• Pajisja me pasaporta biometrike dhe kartat e ID, hoqën në mënyrë përfundimtare çertifikatat me shkrim dore si dhe u krijua një database për gjurmët e gishtërinjëve e cila not u shërben organeve ligjzbatuese gjatë hetimit dhe kapjes së autorëve të ngjarjeve kriminale.

EKONOMIA

• Vendosja e pajisjeve elektronike fiskale e cila ishte pjesë e “revolucionit fiskal” i cili do të synonte në përgjysmimin e barrës fiskale.

• Në mënyrë të njëpasnjëshme, përgjatë dy viteve të para, në ekonominë shqiptare u përgjysmuan që të gjitha llojet e taksave.

• Tatimi mbi fitimin u ul nga 25% që ishte para vitit 2005, në 10%,

• Tatimi mbi të ardhurat personale u ul 2,3 herë, i cili fillimisht ishte progresiv e më pas për të kaluar tek taksa e sheshtë me 10%,

• Sigurimet shoqërore u ulën nga 32% në 15% për punëdhënësin,

• Tarifat doganore u ulën nga 6 në 1% ,

• U ulën po ashtu tatimi mbi dividentin dhe tatime mbi të ardhurat e tjera, në masën 10%,

• U hoqën rreth 26 tarifa dhe taksa nacionale,

• Pagat u rritën me 120-150% ndërsa pensionet me 100%,

• Papunësia njohu ulje progresive duke rënë në 12.8%,

• Numri i bizneseve u 3-fishua,

• Eksporti dhe investimet e huaja u rritën përkatësisht me 300% dhe 316%,

• Të ardhurat buxhetore u dyfishuan,

• Kreditë për ekonominë u rritën 6 herë,

• Sipas Censusit te vitit 2011, 343 mijë familje shqiptare kishin më shumë se një shtëpi.

Në tërësi vëndi është konsideruar nga Doing Biznes dhe nga qendra të tjera studimore që vlerësojnë tregjet në botë, si një ndër vëndet me liritë më të mëdha fiskale.

ARSIMI

• Buxheti për arsimin nga 2.6% e GDP që ishte në vitin 2005 u rrit ne 4.23 % në vitin 2013. Nëse do përfshijmë edhe kredinë e Bankës Botërore dhe fonde të tjera nga donatorë, u rrit me 130%.

• Në arsimin e lartë u aplikua plotësisht sistemi i Bolonjës. U zbatua për herë të parë politika e dyerve të hapura për universitetet, politikë të cilën vëndet e tjera të lira e kishin zbatuar që nga fillimi i viteve ’80,

• Numri i studentëve (nga viti 2006 ne vitin 2013) u rrit nga 12 në 50 student për 1000 banorë,

• 70% e maturantëve hynin në Universitet.

• Trupa akademike universitare u rrit nga 6 000 ne 10.500 pedagog,

• Ndjekja e shkollave të mesme u rrit nga 69 në 86%.

RENDI

• U luftua me zero tolerancë krimi i organizuar dhe bandat e tij. Dolën para ligjit brënda 18 muajve mbi 800 antarë të 206 grupeve dhe organizatave kriminale, duke e bërë Shqipërinë një vënd të sigurt dhe të jetueshëm.

KORRUPSIONI

• Në katër vjet Qeveria “e duarve të pastra” shembi sistemin e kleptokracisë, me reforma të thella dhe të gjithanshme.

• Shqipëria u shkëput nga 24 vëndet më të korruptuara të planetit dhe la mbrapa 95 vende.

• Zuri vendin e parë në rajon dhe u rendit ndër 10 vëndet më të mira në botë për suksesin e luftës kundër korrupsionit.

INFRASTRUKTURA

• U ndërtuan dhe rindërtuan në mbarë vëndin mbi 11 mijë km rrugë, siç thoshte Komisioni Europian: më shumë se i gjithë rajoni,

• U ndërtua Rruga e Kombit,

• Autostrada Tirane Elbasan, nga e cila 16 km janë vetëm tunele,

• U ndërtuan dhe rindërtuan 1300 shkolla e institucione arsimore,

• 720 sisteme ujësjellësash dhe kanalizimesh,

• 10 impiante të përpunimit të ujrave të zeza

• 400 qëndra shëndetsore dhe spitale.

• U ndërtua terminali i Aeroportit të Rinasit dhe më pas në fazën e dytë u dyfishua ky terminal,

• U zgjeruan ndjeshëm portet e Sarandës, Vlorës, dhe Shëngjinit,

• U ndërtua terminali i portit të Durrësit.

ENERGJITIKA

Karahas infrastrukturës energjia u bë një përparësi tjetër madhore e qeverisë së PD. “Shqipëria superfuqi e vogël e energjisë së rinovueshme në rajon” u bë moto e qeverisë.

Nga fundi i vitit 2007 e në vazhdim,

• morën fund ndërprerjet e energjisë elektrike që më parë ishin së paku 6-10 orë në ditë duke zhdukur në mënyrë përfundimtare gjeneratorët e trashëguar nga qeverisja e majtë,

• Shqiperia u bë vendi i dy projekteve gjigande energjitike;

-TAP, investimi aktual me i madh ne Europë.

-Kaskada e Devollit.

• Qeveria firmosi ndërtimin e 420 hidrocentraleve me konçesion nga kompanitë private, nga të cilat

-112 kanë përfunduar dhe japin mbi 40% të prodhimit të energjisë së vëndit

TEKNOLOGJI

Shqipëria dixhitale ishte një nga realizimet më madhore të qeerisë së PD.

• Në vitin 2006, përdorimi i internetit në Shqipëri ishte vetëm 4.8% ndërkohë u rrit në 63% në vitin 2012,

• Interneti dhe kabinetet e informatikes u shtrinë në çdo shkollë,

• U garantua internet falas për popullatën në 1250 zyra në mbarë vëndin,

• U ulën 3 – 5 herë çmimet e bisedave me celular,

• U licensuan dy kompani dhe u shtri në mbarë vendin teknologjia 3G dhe u përgatit kuadri për 4G.

SHËRBIMET PUBLIKE

• Platforma online e hipotekës bëri të mundur marrjen e informacionit për pronësinë në kohë rekord.

• U ngritën one stop shop për regjistrimin e bizneseve dhe u arrit reduktimi i kohës dhe kostos së regjistrimit nga 42 ditë me kosto 4 mije euro në 30 minuta për vetëm 1 euro.

• U krijua Qëndra Kombëtare e Liçencave dhe Lejeve pasi u hoqën mbi 2/3 e tyre,

• Ulja e numrit të ditëve për marrjen e një leje ndërtimi në 45 ditë, në Bashkinë e Tiranës,

• Reforma e inspektorateve, ku nga 36 inspektorate u reduktuan në 11,

• Biznesi inspektohej për një kohë jo më të gjatë se 12 ditë në vit.

FSHATI

Në zonat rurale u ndërtuan:

• mbi 8 mijë km rrugë rajonale, dytësore dhe të treta.

• mbi 1 mijë shkolla e kopshte,

• 630 ujësjellësa dhe kanalizime,

• Qindra km kanale vaditëse dhe kullues

• U subvencionuan 45 mijë projekte në bujqësii e blegtori, gje qe beri te mundur

-të mbillen mbi 10 milion rrënjë ullinj

-miliona rrënjë mollë, arra, vreshta dhe dru të tjerë frutor.

• Prodhimet bujqësore në tërësi u mbrojtën,

– u ulën ndjeshëm importet dhe u mbi dyfishua toka e punuar,

– eksportet bujqësore u rritën 3 herë

Të gjitha këto reforma, siç pohonin Komisioni Europian, Banka Boterore dhe FMN bënë që ekonomia e vëndit, në kulmin e krizës ekonomike dhe financiare të botës, të vazhdojë të rritet dhe të mosnjohë reçesion.

Shqipëria, e cila ne vitin 1992 ishte vëndi i tretë më i varfër i planetit (sëbashku me Ugandën dhe Angolën), pas vitit 2008 kaloi në grupin e vëndeve me të ardhura të mesme të larta.

Që nga viti 1992 ajo është rritur 21 herë, ndoshta më shpejt se çdo vënd tjetër në botë.

Shqipëria ende nuk ishte një vend i zhvilluar por ajo linte mbrapa disa vënde të zhvilluara në vdekshmërinë amtare, vdekshmërinë në përgjithësi, jetëgjatësinë mesatare të popullatës dhe arriti të ketë vdekshmëri infantile një-shifrore.

Në vitin 2013, shqiptarët me vullnetin e tyre hodhën poshtë kontratën me PD duke sjellë në pushtet Klanin Rilindjes, ku nëpërmjet modelit të saj qeverisës shkaktoi një krizë ekonomike, politike, kulturore, sociale dhe identitare.

Dallimi mes modelit qeverisës përmes reformave dhe fushatave besoj tashmë është i qartë për këdo që përdor një minimum logjike.