OREKS| a cilat ushqime nuk duhet të konsumoni me stomakun bosh

Edhe pse domatet janë të pasura me vitaminën C dhe vlera ushqyese, duhet të shmangen në stomakun bosh. Acidi tanik që është i pranishëm te domatet rrit aciditetin në stomak.

Pije të gazuara
Pijet e gazuara me stomakun bosh shkaktojnë fryrje dhe probleme.

Brumrat
Kur jeni vonë gjithmonë merrni ushqimin e parë që gjeni gati dhe e konsumoni. Por ushqimet që përmbajnë maja nuk janë të mira për stomakun tuaj.
Ushqime pikante
Konsumimi i ushqimeve pikante do të irritojnë stomakun, duke shkaktuar dhimbje, reaksion dhe probleme me tretjen. Hudhrat, specat djegës dhe xhinxheri janë shembuj të ushqimeve pikante.

Ëmbëlsira
Sheqeri mund të tretet lehtë, por kur hyn në stomakun bosh, mund të prishë ekuilibrin e acidit dhe alkalinës.

Kosi
Kosi është plot me baktere të acidit laktik, të cilat ofrojnë shumë përfitime shëndetësore, por ato bëhen joefektive nga aciditeti i stomakut bosh. Kosin duhet ta hani 1 orë pas përfundimit të vaktit.

Dardha
Dardhat përmbajnë fibra të papërpunuara dhe kur konsumohen me stomakun bosh, dëmtojnë mukozën dhe shkaktojnë dhimbje në stomak. Këshillohet të shoqërohen me drithëra ose tërshërë.
Pra mund të konsumoni ushqime të tjera po jo këto që sapo përmendëm në mënyrë që të gëzoni një shëndet të plotë.