29 shtator 1947 Gjyqi politik kundër deputetëve demokratë

29 shtator 1947
Gjyqi politik kundër deputetëve demokratë, që kërkonin të vendosej në Shqipëri një sistem demokratik. Një nga deputetët demokratë, që kishte luftuar për çlirimin e Shqipërisë, Shefqet Beja, thotë në gjyq: “Ne donim një pushtet me parimet e demokracisë së Perëndimit”.Trupin gjykues e caktoi KQ i PKSH. Prokuror i përgjithshëm ishte Josif Pashko, ish-komisar gjatë luftës dhe kryetar i gjyqit Niko Çeta , kreu nr. 2 i Sigurimit të Shtetit, me shkollë fillore dhe me profesion furr
xhi. Gjyqi dënoi me varje: Shefqet Bejën, Sulo Klosin dhe Riza Alizotin. Me pushkatim: Selaudin Toto, Irfan Majuni, Enver Sazani, Sheh Karbunara dhe i biri, Hyseni, Selim Kokalari, Beqir Çela, Mehmet Prishtina, Paolo Sagioti,, Tefik Deliallisi, Pertef Karagjozi. Të tjerët me burgime të rënda.