“Une kam vendosur te mos iki nga Shqiperia”


Nga Osman Stafa

“Sipas një ankete të fondacionit gjerman “Friedrich Ebert” për edukimin e të rinjve në Europën Juglindore, që u publikua këto ditë, 285 mijë shqiptarë planifikojnë të ikin nga vendi në vitet në vijim, shumica e të cilëve janë të rinj.

Si numër, shqiptarët janë të dytët që duan të ikin, pas rumunëve (358 mijë), por në raport me totalin e të rinjve që duan të emigrojmë thyejmë rekord, me 40% të të rinjve që duan të largohen nga vendi.” (Monitor)

A e kuptoni kete gje? A e kuptoni cfare do te thote kjo?
Te rinj qe nuk po ikin per arsimim, per t’u kthyer disa vite me vone, por te rinj qe duan te ikin per fare. Pse? Sepse ketu nuk kane arsim cilesor, ketu nuk kane shendetesi, ketu nuk mund te ndetojne jeten e tyre, ketu nuk mund te gjejne dot nje pune, ketu nuk mund ta blejne dot nje shtepi, ketu nuk planifikojne dot te kene nje femije, sepse kushton shume, ketu taksat te mbysin sapo del tek pragu i shtepise, ketu s’ka meritokraci, ketu askush nuk eshte i sigurte, ketu mund te vritesh duke blere buken ne dyqan, ketu te vret tjetri per nje te gervishur te makines, ketu s’ke te ardhme.

Pse?

Sepse ketu politika, ajo qe nderton politika, qe te rinjte te qendrojne, te mos ikin, ajo ka halle te tjera, ka halle koncensionesh, ka halle sesi te blej vota, ka halle sesi te qendroje ne hotelet me te shtrenjta, ka halle sesi te zihen me njeri tjetrin. Te gjithe ne politike kane hall se kush do e bej batuten me te bukur kundrejt kundershtarit, kush te sulmoj me shume, kush te shaj me shume. Politikanet s’kane hall se me cfare do jetojne, me cfare do i paguajne dritat ujin, per ata keto halle nuk ekzistojne.

Vetem ata, (te rinjte) kane hall tjeter! Ata kane hall jetesen, sesi te ndertojne jeten, sesi te gjejne parate per shkollimin e tyre, sesi te gjejne nje pune, e sesi te krijojne nje familje.

Kam qe ne 2014-en qe flas per ikjen e te rinjve, sepse te rinjte qe po iknin, ishin shoket dhe shoqet e mia. Shumica e klases sime te gjimnazit jane jashte vendit, shoket e mi te femijerise, jane jashte vendit, dhe jo per njefare kohe, por kane ikur pergjithmone dhe nuk duan te kthehen me ketu. Kjo eshte alarmante, sepse nese vazhdon keshtu, do te jete nje tmerr per te ardhmen e Shqiperise. Ata qe s’na e bere asnje pushtues pergjate gjithe historise, po ia bejme vete vetes.

Prandaj eshte jetike, qe te gjithe ne qe kemi vendosur te mos ikim nga ky vend, te organizohemi, te behemi bashke, te ulemi diku dhe te flasim, se cfare mund te bejme per kete vend, secili nga pak, secili ne menyren e tij, por ta bejme. Une e dua kete vend, prandaj kam vendosur qe te mos iki nga ky vend, por Shqiperia nuk mund te qendroje keshtu per shkak se frenat i kane marre disa, qe kane treguar qe se duan kete vend! Nese edhe ti ke vendosur te mos ikesh nga Shqiperia atehere te behemi bashke, jo per interesa, jo per te bere leke, jo per fame, por per Shqiperine. E ku ka gje me te shtrenje se Shqiperia!