Flor Binaj: Punoj shumë, edhe në banjo marr PC me vete!

Florjan Binaj, aktori i madh i humorit, ishte i ftuar pasditen e djeshme në “Ftesë në pesë”. Të gjithë i dimë përmendësh rolet e tij në Portokalli dhe e kemi dashur që në fillim. I ftuar sot në një intervistë ekskluzive mbi jetën e tij, Flori ka treguar peripecitë me të cilat i është dashur të përballet.

I pyetur nga moderatorja se si ia del të jetë kudo dhe kurdoherë, ai është shprehur se punon shumë dhe fle pak.

“Jam njeri që punoj shumë, edhe në momentet e pushimit unë punoj. Madje e hap pc kudo që jam, shfrytëzoj kohën. Edhe kur ha punoj në kompjuter, edhe kur shkoj në tualet e marr me vete laptopin tim. Aq 15 min i shfrytëzoj edhe aty”,-ka treguar Flori mes të qeshurash dhe batutash.

Ai ka treguar po ashtu se edhe kur i duhet të presë semaforin, e hap laptopin për të punuar një minutë më shumë. Koha për të është vërtet flori ashtu siç ka edhe emrin. Florin do t’a shohim në vijim çdo të shtunë në emisionin argëtues “Shiko kush luan”.