Nuk prodhohet Opozita në fabrikën e Pushtetit. Mund ta lexoni..!


Nga Indrit Vokshi

Pushteti i Edi Ramës i ndihmuar edhe nga disa diplomatë, ka marrë përsipër të prodhojnë “Opozitën e Re”. Me 30 qershor u kuptua qartë, pa dyshime dhe pa pikëpyetje se në ketë shoqëri nuk ekziston opozitë tjetër e artikuluar dhe e institucionalizuar për kandidim, përveç Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj. Përveç Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar nën drejtimin e saj, askush tjetër nuk ka takat, askush nuk ka prestigj, askush nuk ka besueshmëri sa për t’i çuar njerëzit drejt kutive të votimit për të votuar kundër pushtetit. Prandaj me 30 qershor drejt kutive shkuan vetëm ata të cilët votojnë Partinë Socialiste. Opozita e Re nuk përfaqëson askënd, nuk ka asnjë votë, nuk ka fuqi as për të nxjerrë njëzet njerëz në shesh kundër qeverisë. Ka fuqi vetëm për t’i ngulur njerëzit para televizorit për të dëgjuar marrinat, bufat, gafat dhe nivelin e tyre. Ata janë investim laboratorik i Edi Ramës fillimisht dhe i disa diplomatëve të cilët i takojnë kinse për tu dhënë rëndësi. Diplomacia ka parim që diplomati takohet me palët që përfaqësojnë dhe kanë peshë politike në vendin përkatës. Këta janë të vetmit diplomatë në glob të cilët takohen me një palë e cila nuk ka asnjë votë. Në vend që atë energji e atë kohë ta shpenzojnë me palën e vërtetë Opozitën e Bashkuar (nëse janë të interesuar për zgjidhje, gjithnji), ata shkojnë e merren me palën pa peshë e pa vota. Partia Demokratike është e bashkuar, pa rrjedhje e fraktura, është krejt e qartë në kërkesat e saj dhe ka legjitimitetit real për të qenë zë dhe krah përfaqësues i opozicionit kundër pushtetit socialist. Atyre që duan të flasin si përfaqësues opozitarë pa pasur një njeri në mbështetje dhe rrinë në parlament si përfaqësues vetëm të vetes, duke agresuar Partinë Demokratike, duke i treguar se çfarë duhet të bëjë e çfarë nuk duhet të bëjë, duke përsëritur akuzat e PS dhe disa diplomatëve për gjoja pëpërgjegjshmëri me mandate, për joseriozitet se u braktisën institucionet, smundet tu bëjë askush derman. Ata i shqetëson më shumë dalja e Opozitës nga parlamentit i krimit të organizuar, sesa krimi i organizuar në parlament. I shqetëson më shumë bojkoti i zgjedhjeve nga Opozita, sesa zgjedhjet me kandidatë kriminelë dhe personazhe përgjimesh. Kanë të njejtat shqetësime dhe prioritete si Edi Rama, duan zgjedhje fasadë dhe parlament fasadë, pastaj mërziten po tu thuash u orkestron Edi Rama.