Google arrin epërsinë kuantike

Nga Ergita Vokopola

– Google ka arritur për herë të parë epërsinë kuantike, aftësinë e një makine kuantike, që përdor vetitë fizike të grimcave për të llogaritur më shpejt sesa makinat tradicionale kompjuterike.

Sipas ekspertëve, Google ka bërë një hap më shumë drejt rrugës për një kompjuter kuantik, megjithatë ajo mbetet ende shumë larg qëllimit për të krijuar një makinë, që rrit fuqinë treguese aktuale të kompjuterave.

Sipas studimit, shkencëtarët e Google-it kanë ndërtuar një procesor kuantik të aftë të kryejë një veprim të dhënë në tri minuta e njëzet sekonda, në një kohë kur, sot, superkompjuterave më të përparuar do t’u duheshin më shumë se 10 000 vjet.