Nuk e dini historinë e rrallë e burrit që qëndis

Qëndistaria cilesohet më së shumti si një profesion femeror, por ja qe Koçi Mujollarit ky profesion ia rrembeu zemren qe ne vogeli. Per emisionin ‘’Vizioni i Pasdites’’ ai ka treguar se e ka nisur punen artizanale kur ishte vetem 6 vjec, kohe kur gjyshja e merrte me vete per te punuar ne tezjah.

Aty ai mesoi te qëndisë e me pas pervetesoi edhe punime te tjera artizanale si : puna me shtiza, makina qepëse, bizat, etj. Me durim dhe përkushtim, pasionin për qëndismat, Koçi arriti ta kthejë në profesion. Së bashku me disa nga punimet e tij, ka treguar edhe vështirësitë e këtij profesioni për një burrw.

Ai thotë se fillimisht nuk e përkrahte askush, shumë e përbuznin sepse sipas tyre ai merrej me ‘’punë grash’. Kur ka shkuar të regjistrohet në një kurs rrobaqepësie, është ndjerë shumë i paragjykuar sepse atje kishte vetëm gra dhe duke qenë se ai ishte mashkull nuk e kishin regjistruar në kurs.

Herën e parë që mori pjesë në një panair artizanësh, tregon se u ndje shumë në siklet sepse ishte i vetmi mashkull me punime bize dhe qëndisma. U ndje aq keq saqë u detyrua t`i kerkojë një zonjë aty pranë që të mund të tregetonte edhe punimet e tij.

Por pavarësisht të gjitha këtyre peripecive e pertej faktit se punon edhe në portin e Vlorës, pasioni per qëndismat ia prish gjumin duke e gjetur ndonjëherë duke qëndisur edhe në 3 te natës. “Më është bërë mikrob”, thotë ai.