Kujt i shërbeu dita pa makina e Erion Veliajt, në Tiranën e tmerruar nga tërmetet!?

Av.Besart Logu

Fotot dhe videomontazhet e Bashkisë Tiranë, përveçse deformojnë realitetin dhe propagandojnë punën false të këtij institucioni, kësaj rradhe provuan se papërgjegjshmëria e tij është në nivele të skajshme!

Fotot e shkrepura për ndihmat e ofruara banorëve të Korçës, të prekur nga tërmeti 5 muaj më parë dhe që ndodhen akoma në çadër, përdoren edhe sot në kuadër të marrjes së masave për përballimin e situatës si pasojë e tërmeteve të rëna ditët e fundit!


Mosanullimi i aktivitetit të Bashkisë Tiranë “Dita pa makina” e provon këtë pretendim. Fundja, nëse familjet e tiranës ishin në gjëndjen traumatike post-tërmet, kujt i shërbeu ky aktivitet?! Vetëm organizatorit, i cili ka vënë në dispozicion fondin për realizimin e aktivitetit dhe që duhej djegur sepse i kalon kalendari veprimtarive!

Një shprehje popullore thotë se “miku mirë në ditë të vështirë”, nëse vidhet dhe abuzohet njësoj si në ditë të mirë ashtu dhe në ditë të vështirë, këto shtetar provojnë në mënyrë absolute se nuk përfaqësojnë më askënd, përveçse interesit tyre të ngushtë!