FOTO | Ballkoni i pallatit tek Drejtoria e Policisë së Tiranës rrezikon shembjen, rrethohet zona

Një pallat përballë Drejtorisë së Policisë në Tiranë ka paraqitur rrezikshmëri për kalimtarët.

Në katin e fundit të këtij pallati është shkëputur fasada anësore e një ballkoni.

Nga rënia e ballkonit, rrezikohen edhe biznese poshtë saj. Policia ka rrethuar zonën për të shmangur ndonjë incident të mundshëm