Drejtori i Institutit të Ndërtimit nuk merr vesht nga ndërtimet!?

Nga Av. Besart Logu

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Ndërtimit, në Komisionin Parlamentar në lidhje me Teatrin, është shprehur se “…rrezikshmëria e shëmbjes është në masën e 99%…”

Sipas kësaj deklarate, bërë nga një kompetent i ngarkuar me ligj dhe që paraprakisht kishte bërë studim për rastin konkret, Teatrit i duhej vendosur shiriti!

Meqë qyteti Tiranës kaloi një tërmet të përmasave të atilla, fatmirësisht Teatri nuk pësoi asnjë dëm sado minimal, vlerësoj se ky titullar duhet kallzuar penalisht!

Ai duhet të bëjë burg ose për mosveprim i cili lejoi një ndërtesë “të amortizuar” në 99% të saj ose për mashtrimin në lidhje me raportin fiktiv që paraqiti para organit ligjvënës!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit duhet të reagojë institucionalisht!