Meta: Paqja fitohet me mund e sakrifica, deri edhe me sublime

Me fjalët e Nënë Terezës “Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde!”, presidenti i vendit Ilir Meta ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Paqes.

Në një postim në Facebook, Meta shkroi se paqja fitohet me mund dhe sakrifica, deri edhe me sublime.

Kreu i shtetit shtoi se nuk mund të ketë paqe nëse nuk respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, nëse egoja, ambicja, interesi i ngushtë personal, si dhe grykësia për pushtet e pasuri, prevalon mbi interesin e përbashkët.

Gjithashtu Presidenti kujtoi luftrat dhe genocidet në rajon, duke thënë se e ka kaluara kur harrohet dhe se duhet vigjilencë ndaj çdo tentative që do të mund të cenonte sovranitetin dhe bashkëjetesën mes popujve.