Kritikohet PD-ja për “Pagën minimale”, po quhet e majtë!


Nga Indrit Vokshi

Sma ka qejfi të jem teoricion politik që kënaq veten sikur di teorira, se sdi edhe aq, punë kot, por do të bëhem për një moment sepse e lypë nevoja. National Mimimum Wage në Angli rritet prej 1 prillit 2019 <> nga 7.38, në 7.70 për orë dhe, National Living Wage nga 7.83 shkon në 8.21 për orë. Ketë nuk e bën PD e Anglisë por disa që quhen Tories, Konservatorët, parti historike, Torët dhe Vigët dalin në skenë si parti para shekujsh. A është e majte kjo iniciativë e torëve? Mund edhe ta quajmë të tillë, varet prej cilit kontinent e shohim por, kjo mund të vlejë që kush ka dy pare minimale mend të mos i lëshojë shigjeta PD-së. Kjo parti, PD, është pjesë e PPE-ve (European People’s Party) dhe qenia pjesë e kësaj organizate ka reflektimet e veta përkatëse. Partia kryesore e EPP është CDU gjermane dhe kjo është parti demokristiane. Këto parti janë ndikuar shumë nga filozofia e kishës dhe politika e tyre nuk mund të kuptohet pa futur pak në kishë. Pas enciklikës “Renum Novarum” mbi pagat e punëtorinë me 15 maj 1891 të Papa Leonit XIII, me 15 maj 1931 Papa Pio XI publikon enciklikën “Quadragesimo Anno”. Kjo enciklikë proklamon parimin e subsidaritetit, ndihmës e plotësimit dhe, proklamohet në një kontekst të atillë social e politik ku Vatikani e gjykoi të nevojshme daljen me alternativë përballë Nacional-Socializmit e komunizmit, gjithashtu edhe përballë kapitalizmit të konsideruar ekstrem. Subsidariteti flet për decentralizim sa më të plotë, potencon se vendimmarrja duhet tu përkasë qeverive lokale dhe qeveria e madhe ndërhyn vetëm kur e vogla nuk mundet të përballojë. Në kuptimin social vatikanor, subsidariteti ndodh kur familja smundet dhe kisha ndërhyn. Apo shteti si organizëm. Kjo sepse gjykohet se njeriu meriton të zhvillohet individualisht dhe për tu arritur kjo ka nevojë për arsim, sistem shëndetësor dhe mbështetje. Megjithatë, nënvizohet se kjo ndihmë është e përkohëshme, provizore, derisa individi të mëkëmbet. Quadragesimo Anno përmendet tek manifesti i partisë CDU në vitin 2007, bashkë me “Ekonominë Sociale të Tregut”, aty i kam lexuar. Tashti meqenëse CDU reflekton ketë rrugë dhe synimi ynë politik është integrimi në Bashkimin Europian, pyesim a mundet Partia Demokratike e Shqipërisë të mos e ndjekë dhe të mos përafrohet? A mundet të shkojnë PD në kongerencën e EPP dhe të shpalosë pretendime jo të ngjashme? Personalisht do kisha preferuar realitetin ku asnjë familje dhe asnjë individ nuk ka nevojë për mbështetjen e shtetit, ka pasuri vetë, jeton me familje e njerëz, pa shtetin. Mirëpo ajo çka duhet të kuptojmë tanipërtani është se spo synojmë të integrohemi në Oregon apo Texas por në BE. Themel i konservatorit amerikan është arma, ndërsa në Europë nuk ekziston ky debat. Edhe në aspekte të tjera, SHBA-Europë nuk janë njëlloj. Shqipëria nuk ka ndonjë traditë të dalluar politike e institucionale dhe quan arritje nëse do të mundet të adoptohet e përafrohet me politikën e sotme europiane. Edhe Partia Demokratike e Shqipërisë e lindur si parti liberale, është parti e cila ka arritur që në 2005 të ketë moto fushate “shtetin social”, nuk ka qenë ndonjëherë mirëfilli konservatore, ka folur për paga minimale, ka aplikuar e është krenuar me programe subvencionesh. Sot për pagë minimale ndjek konservatorët anglezë. Nuk e di a ka detyrim PD-ja të jetë fanar ndriçues e t’i prijë të djathtës europiane njëlloj siç i printe partia e shokut Enver të majtës nga Kamboxhia në Brazil dhe i qortonte partitë për gabime ideollogjike por, duhet thënë, n’mujt me e ndjek të djathtën e sotme europiane, sdo ishte keq, madje do ishte shunë mirë.