Pse deri në moshën 5 vjeç, fëmijët duhet të pinë vetëm ujë dhe qumësht…

Sipas pediatërve amerikanë: poshtë moshës 5 vjeç, fëmijët nuk duhet të konsumojnë pije me sheqer, as me saharozë dhe as me ëmbëltues; nuk duhet të konsumojnë çokollatë ose qumësht me aromë
Për pesë vitet e para të jetës, fëmijët duhet të pinë vetëm ujë dhe qumësht. Shumë pak lëng frutash 100% natyral dhe kjo vetëm pasi të ketë bërë një vjeç. Këto janë udhëzimet e reja të hartuara nga një panel i ekspertëve amerikanë, të cilët synojnë të bëjnë të vetëdijshëm prindërit, për diabetin dhe mbipeshën, sëmundjet kryesore në vendet më të zhvilluara. Pijet, përveç qumështit dhe ujit, janë të pasura me sheqer dhe kalori të shtuar dhe janë një kurth shëndetësor, paralajmërojnë shkencëtarët në Akademinë Amerikane të Pediatrisë, Akademinë e të Ushqyerit dhe Dietikëve.

Në Itali është më mirë. Sipas një studimi të kryer nga Spitali i Fëmijëve dhe botuar në revistën shkencore JAMA Pediatrics, 10% e fëmijëve midis moshës 2 dhe 6 vjeç janë mbipeshë. Hulumtimi përfshiu më shumë se 5 mijë fëmijë mes moshës 2 dhe 6 vjeç, të gjithë të vizituar nga pediatër të FIMP (Federata Italiane e Mjekëve Pediatrikë) . Nga këta fëmijë, rreth 600 (10%, në të vërtetë) ishin mbipeshë vitin e kaluar dhe nga 219 fëmijë të ekzaminuar, pothuajse 40% kishin të paktën një lexim jonormal në metabolizmin e tyre siç janë presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, sheqeri i lartë në gjak ose nivelet e ulëta të kolesterolit “të mirë”.

Konkretisht, në 35% u zbulua rezistencë ndaj insulinës; në 39% një ndërlikim metabolik; në 6% një gjendje e para-diabetit; në 25% për vlera të larta të kolesterolit dhe në 13% hipertension. Rreth 1/3 e fëmijëve kishin mëlçi yndyrore ose depozita yndyrore të grumbulluara. Vlera që, në studimet e të rriturve, kanë qenë të lidhura me një rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Ndaj rekomandohet me shume ujë dhe qumësht për një jetë të shëndetshme