Mungesa e ujit në Tiranë | Reagojnë Legalistët: Ne shekullin e XXI qytetarët vuajnë për ujin e pijshëm

Mungesa e ujit të pijshëm për më shumë se 24 orë në Tiranë, duke shkaktuar probleme në dhjëtra mijë familje kryeqytetase, ka bërë që qytetarët të ndjehen të brakstisur.

Përmes një komunikimi Partia Lëvizja e Legalitetit, dega Tiranë, ka bërë përgjegjës kryebashkiakun Veliaj për këtë mungesë të shërbimit aë paguhet shtrenjtë.

Deklarate e Partise Levizja e Legalitetit dega Tirane.

PLL dega Tirane percjell me shqetesim mungesen e ujit te pijshem ne kryeqytetin tone Tirane.
Nerkohe kur Tirana betonizohet nga pallate shumekateshe ne zona publike pa studim, kjo per perfitime te kryebashkiakut dhe oligarkeve te lidhura me te.
Ku propoganda mashtruese vazhdon te erresoj syte e qytetareve dhe fondet e taksapaguesve keqperdorehen vend dhe pavend:
Ne shekullin e XXI qytetaret vuajne per ujin e pijshem, si nevoja me minimale qe nuk duhet te diskutohet.
Kjo verteton edhe njehere se qeverisja qendrore dhe ajo lokale nuk kane ne plan te pare interesin e qytetareve por interesin perfitues te tyre duke vjedhur ne menyre korruptive çdo lloj buxheti.