Doktori bën denoncimin | Shëndetësi falas, nënkuptohet puna e papaguar e mjekëve

Dr.Apostol Vaso

Shëndetësi falas, nënkuptohet puna e papaguar e mjekëve.
Askush nuk e diskuton që ndërtuesi, i cili ndërton spitalin të mos pasurohet, grosistët që shesin ilaçet të mos nxjerrin fitimet e majme.
Askush nuk e diskuton që një skaner, rezonance apo çdo aparaturë tjetër mjekësore ka kosto si kudo në botë.
Madje edhe ata që sjellin ushqimin e prishur që mjekët hanë edhe ata që nuk pastrojnë dhe lajnë çarçafet që mjekët flenë, duhet të bëhen bosa.
Askush nuk diskuton që për rreth çdo spitali, ushqehen dhe mbajnë frymën qoftexhinj, taksixhinj, llustraxhinj, llokumaxhinj, etj.
Nuk diskutohet për drejtora dhe ministra, kryeministër, deputet, gazetar që investigojnë, madje edhe opozitarë që llomotisin pa asnjë ide, të gjithë fitojnë.
Kur vjen puna për të bërë mjekësinë falas, pjesa më e shtrenjtë, është #falas…