Ministrja Shahini: “Gjuhës Shqipe i mungojnë shumë fjalë”

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini teksa foli në Kuvend vuri theksin tek gjuha shqipe, e cila sipas saj, vijon të keqpërdoret dhe të shkruhet me gabime. Ajo tha se ndryshe siç bëjnë vendet e zhvilluar që përmirësojnë dhe pasurojnë gjuhën, kjo në Shqipëria nuk ndodh dhe gjuha jonë vijon të keqpërdorët.

“Gjuha e shqipe nuk përdoret mirë, ndryshe nga vendet e tjera ku evoluon, përditësohet, por ne nuk e bëjmë mirë në gjuhën shqipe. Sot gjuhës shqipe i mungojnë shumë fjalë. I mungojnë shprehjet në gegërisht. Fjalët i përdorim gabimisht. Krahas përpjekjeve tona me përafrim kombëtar, duhet të bëjmë një përafrim intelektual. Dekreti i Presidentit për Akademinë e Shkencave duhet të rrëzohet”-tha Shahini.