Pakti që nuk parandaloi dot puthjen e profesorit

Nga Rigels Xhemollari

Ky është fakti që provon e riprovon dështimin e Sondazhit Kombëtar të Studentëve që do faktonte dhe luftonte korrupsionin pedagog – student por i pyeti studentët për cilësinë e mureve, dështimin e strukturave të hetimit dhe dështimin e strukturave akademike që janë shndërruar në grupe të strukturuar kriminale.
Zgjidhjet e Kryeministrit me ane te portaleve “Me nje klik gjej nje bursë” dhe të Ministres së Arsimit që çdo javë numëron vetëm suksese imagjinare, shërbejnë vetëm për të “ngrënë turpin me bukë”.
Prej 3 vjetësh me Qëndresën kemi rekomanduar politika që duhet të ishin ndërmarrë prej 2017 kur zbuluam rastet e tmerrshme në universitete:
– Rritje e peshës së votës së studentëve për të zgjedhur organet akademike 30 – 50 %.
– Veting pasuror dhe ligjor të stafit akademik dhe procedurave të përzgjedhjes së tyre.
– Kontroll real Anti- Plagjiature qe te perfshije cdo artikull, titull dhe botim shkencor.
– Prokuror të posaçëm për çështjet e arsimit dhe bashkëpunim të ngushtë polici – student.

more recommended stories

loading...