Një i mençur na vuri në dukje se popullit tonë nuk i punojnë mirë shqisat e trupit

Nga Artan Koni

1- Rrugët e Tiranës nuk janë ngushtuar, ashtu ju duket juve.
2- Keni më shumë ujë se më parë, nuk ka faj shteti që ju e shpërdoroni.
3- Keni pyje orbitale në çdo lagje të Tiranës, por juve çdo gjë ju duket kamionë me beton.
4- Nuk ka mbindërtim pallatesh në Tiranë, mos ngatërroni fjalën pallat me rekreacion.
5- Në çdo park të qytetit kemi rikonceptim, vetëm juve ju duket shkatërrim.
6- Ajri i Tiranës është shumë më i pastër se më parë, por juve ju janë zvogëluar mushkeritë nga jeta sedentare, prandaj nuk mbusheni dot me frymë. Bëni vrap nëpër pyjet e qytetit dhe do e shihni ndryshimin.
7- Keni nje ide te gabuar se pemet jane vetem prej druri, por ka edhe peme prej tulle…faktikisht ne cdo cep te Tiranes po ndertohen peme, jo pallate.

Ja, ky eshte realiteti, jo ajo propaganda juaj qe hedh balte mbi ata te cilet punojne me ndershmeri e perkushtim per te miren e qytetit. Nje keshille miqesore per te gjithe ju:

Cdo gje eshte ne rregull, vetem ju nuk jeni. Lini nje konsulte me okulistin tuaj dhe perfitoni falas sherbimet bashkekohore te mjekesise Shqiptare !!

more recommended stories

loading...