Nga “10 kushtet” e Edi Ramës, tek “10 kushtet” Angela Merkel!


Nga Gent Strazimiri

(Një histori “integrimi”, me kushte dhe “kusht-vënës”)

Në vitet 2010-2013, për dhënien e “Statusit kandidat”, Bashkimi Evropian priste të votonim me konsensus “3 ligjet” që kërkonin një mazhorancë prej 2/3 në Parlament, jo si kusht por si hap përpara në konsolidimin e demokracisë.
“3 ligjet” (të cilat askush sot nuk i mban mend se ç’ligje ishin), u disktuan nëpër komisionet përkatëse parlamentare pa konflikt mes palëve, me asistencë ndërkombëtare dhe u çertifikuan kësisoj për përmbushjen e standardeve.
“3 ligjet” pra, nuk ishin pengesë për “statusin”, por u bënë pengesë nga vendimi i Edi Ramës që thjesht të mos i votonte.
Ky vendim i opozitës së atëherëshme nën Edi Ramën, u përkrah nga Komisioneri socialist Fyle, i cili “3 ligjet” i klasifikoi si një “pengesë” për marrjen e “statusit”…(?!)
Kësaj “pengese”, Edi Rama i shtoi “10 kushte” paraqitur qeverisë dhe Sali Berishës, në këmbim të votës në parlament për 3 ligje të konceptuara, përpiluara dhe diskutuara nën çertifikimin evropian!!!
“10 kushtet”, e Ramës (jo të Evropës !!!), ose gjoba për të çliruar integrimin ishin:

1. Të votojmë konsensualisht Rregulloren e re të Kuvendit.
2. Brenda muajit dhjetor të miratojmë reformën institucionale të Parlamentit, me asistencën teknike të OSBE-së.
3. Të vendosim me marrëveshje dypalëshe përfundimin e reformës zgjedhore brenda marsit të vitit 2012.
4. Të votojmë konsensualisht kandidatin e përzgjedhur nga Presidenti i Republikës guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë.
5. Të zgjedhim konsensualisht kryetarin e KLSH-së.
6. Të zgjedhim konsensualisht Avokatin e Popullit.
7. Të ngarkojmë Komisionin e Ligjeve që në bashkëpunim me një grup ad hoc konstitucionalistësh, për ligjet me 3/5 e votave
8. Të hapim një tryezë për rishikimin e Kushtetutës ku të përfshijmë Komisionin e Venecias, qoftë për kufizimin e imunitetit parlamentar, qoftë për ndërhyrjet në kushtetutë.
9. T’i kërkojmë prokurores së Përgjithshme zbardhjen e plotë të tragjedisë së 21 janarit dhe kabllogrameve të ambasadës së SHBA-së.
10. Të balancojmë me konsensus Bordin e Televizionit Publik Shqiptar dhe Këshillin Kombëtar të Radiove e Televizioneve.

Të dhjeta variojnë nga “pozicione për pushtet”, në kushte debile të tipit “të hetohen kabllogramet e Wikileaks”…
Për 4 vjet rrjesht “3 ligjet” (që askush s’i mban mend), mbetën pa u votuar në kalendarin e Kuvendit, deri në një seancë të jashtëzakonshme në 30 maj 2013, 10 ditë pasi parlamenti ishte shpërndarë dhe kishte filluar fushata elektorale… (?!)
“3 ligjet” që penguan marrjen e “statusit kandidat”, u votuan pa asnjë ndryshim, a asnjë modifikim, pa asnjë votë kundër nga të njëjtët deputetë të Edi Ramës, të cilët kishin mbajtur tonelata me fjalime kundër tyre….(?!)
Cilat ishin “3 ligjet”?
1. Ligji për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë Administrative.
2. Ligji “Për nëpunësin civil”
3. Ligji “Për disa ndryshimë në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë”
Asnjë prej këtyre “3 ligjeve” nuk është më në fuqi sot, pasi janë shfuqizuar apo ndryshuar krejtësisht nga Edi Rama sapo erdhi në pushtet, madje rekord është fati i ligjit “Për nëpunësin civil”, i cili u shfuqizua pa hyre asnjë ditë në fuqi… (?!)
Që nga ajo ditë Shqipëria vazhdon të mbetet vendnumëro në integrim, bash në atë pozicion ku e la Sali Berisha, që refuzoi “10 kushtet” e Edi Ramës, por s’la pas ASNJË KUSHT NGA BE!!!!!!
Sot Shqipëria s’ka asnjë kusht nga opozita, por ka “10 kushte” nga BE, që kanë të bëjnë të gjitha me gjymtimin e demokracisë duke nisur nga mosekzistenca e sistemit të drejtësisë, tek … legjitimiteti i zgjedhjeve… siç ka 6 vjet që denoncon opozita!!!!
KAQ!!!