Tjetër skandal me tenderat e rrugëve?Gjoka Construction padit drejtoreshëm e Ramës

Kompania ‘Gjoka Konstruksion sh.a’ ka akuzuar drejtoreshën e ARrSh, Sonila Qato, se ka prishur imazhin e kompanisë dhe ka shkelur ligjin në tenderimin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Nëpërmjet një reagimi ata kanë njoftuar se do të ngrenë padi ditën e nesërme ndaj drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Në reagimin e saj kompania shkruan se gjatë paraqitjes së ofertës për ndërtimin e rrugës Kardhiq – Delvinë, Loti 7, ishin pjesëmarrës 6 operatorë ndër të cilët 5 ishin në formën e nja bashkimi dhe 1 si ofrues i vetëm.

Gjatë hapjes së ofertave, oferta jonë ishte në vend të parë me diferencë të dukshme me secilin nga operatorët e tjerë të lexuar nga KVO. Kemi kërkuar përgjatë 2 ditësh paisjen me procesverbalin e hapjes së ofertave, por në shkelje flagrante të ligjit nuk na u mundësua asnjëherë nga ARrSh

Gjoka Konstruksion hedh dyshime se kompania fituese e këtij tenderi është favorizuar.

I vetmi i kualifikuar ishte “Ircop” S.p.a Degë e shoqërisë së huaj me diferencë prej 509,729,253.75 leke me ofertën tonë që ishte oferta më e ulët. Për koiçidencë “Ircop” S.p.a Degë e shoqërisë së huaj sipas QKB rezulton se datën e regjistrimit te degës se saj ne Shqiperi e ka me date 09.05.2019 cfare na ben te dyshojme se shtyrjet e fatit te tenderit kane qene pikërisht per t’i dhene kohe kesaj kompanie per te plotesuar kriteretdhe ne objekt të veprimtarise se saj sipas QKB eshte “Aktivitet ne fushen e ndertimit”. Pas verifikimit të Statutit të kesaj shoqerie kemi konstatuar se nuk eshte e licensuar ne projektim ndaj kemi patur pikëpyetjet tona se si do ta siguronte projektimin e ketij objekti, dhe si e kish garantuar ARrSh se plotësonte kriteret e kualifikimit për projektimin, kur nga sistemi rezultonte te ishte operator i vetem ne kete garë

Kompania shkruan gjithashtu se pasi kanë ankimuar vendimin e ARrSh në Komisionin e Prokurimit Publik, ky i fundit ka vendosur që ata të kualifikohen për tenderin e rrugës. Vendimi i KPP është i paankimueshëm dhe i detyrueshëm për tu zbatuar. Por siç shkruhet në reagimin e tyre “vetëm 2 ditë para skadimit të afatit për zbatimin e Vendimit të KPP, Drejtori i ARrSh nxjerr Urdhër për verifikim të zbatimit të punimeve të kontratës të dorëzuar si punë e ngjashme në këtë procedurë nga “Gjoka Konstruksion” sh.a.”.

Nga inspektimi i punimeve të “Gjoka Konstruksion” në Rrugën e Arbrit, ARrSh vendosi se kompania ka paraqitur të dhëna të rreme e të pasakta. Këto inspektime janë konsideruar si joprofesionale nga kompania dhe me qëllim penalizimin e tyre dhe kualifikimin e “Ircop” spa.

“Gjoka Konstruksion sha, i cili paraqet të dhëna të rreme e të pasakta është i pavërtetë, i njëanshëm, i mbajtur nga njërëz besnik të zj Qato, të cilët me devotshmëri dhe pa profesionalizëm i kanë shërbyer drejtorit të ARrSh duke hedhur baltë mbi ne si shoqëri për qëllimin e vetëm, kualifikimin e një ofertuesi të regjistruar 1 muaj përpara shpalljes së tenderit me ofertë mbi 500 milion lekë më të lartë. Nga neser padia e pare per drejtoren e arrsh do te jete fillimisht ne gjykate per prishje te imazhit te kompanise me informacione te nxjerra ne media te cilat jane te paverteta” thuhet ndër të tjera në njoftimin e kompanisë.