Mos shko sot në Pezë

Sot kanë ftuar njerëzit në Fest N’Pezë por ti mos shko.
Mos shko në një festë që është blatimi i atyre që besimin e tyre e kanë të lidhur me këtë tradhëti. Peza nuk qe festa e bashkimit por blatimi stalinist me besën e Shqiptarëve që nuk donin pushtimin fashist.
Të pranosh sot Festë N’Pezë do të thotë të shkelësh me të dyja këmbët të shkuarën dhe historinë. Të dorëzohesh përpara përrallave legjendare komuniste. T’u japësh të drejtë atyre që për 5 dekada kanë instaluar propagandën moniste në mendjet tona.
Të shkosh n’Pezë edhe pa besuar tek andrrallat e tyre do të thotë të pranosh gënjeshtrën e tyre gjysma të vërtetë si të Vërtetë.
Të shkosh sot në Pezë do të thotë të kesh si çifuti që adhuroi viçin pasi doli nga Egjipti. Të pështysh mbi ata që u vranë, prangosën, zhdukën dhe shfarrosën nga ata që bën kurban në Pezë shqiptarët e ndershëm.
Të shkosh në Pezë do të thotë të mohosh se Mukja qe tradhëti, të bëhesh palë me luftën civile 5 dekada. Të shkosh në Pezë do te thotë të mohosh Kosovën për të nderuar Titon, të pranosh se vjedhja e pronës private është e lejuar dhe e pranuar.
Peza është gjithcka çka Shqipëria nuk donte të ishte kur mijëra shqiptarë hypën në anijen Vlora. Është pilula magjike e Mustafa Mondit që iu ban të harroni kush jeni. Një lavazh truri i programuar deri në detaj. Nëse s’më besoni atëherë guxoni të pyesni “Pse?” do të shihni se asnjë nga besimi (neo)komunist nuk do të pranojë “Pse-në?” sepse komunizmi është një fe që spranon pyetje.
Peza është festa e tyre e blatimit ku patriarku I tyre bëri kurban qindra mijëra shqiptarë në këmbim të pushtetit të tij personal. Me gjakëftohtësi, bindje dhe besim se do të sillte Shqipërinë e terrorit dhe pushtetit të tarafit të tij absolut.
Mos shko pra sot N’Pezë!