Aksidenti i rëndë në Korçë, plagoset rëndë pedagogu

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Kuç. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një kamion.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i Benz-it me targë AA 303 Kl, pedagogu Koço Nasto.
Aksi nacional është aktualisht i bllokuar për shkak të aksidentit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.