Pastrimi i Tiranës nuk bëhet me kamera me vete! Pse paguajmë taksë të larta pastrimi?

Pastrimi i Tiranës e gjithë Shqiperisë nuk bëhet me “show televiziv” të kronikave që kuzhina e kryebashkiakut Veliaj jep për rrugët e Tiranës, me kameraman nga pas, të shoqeruara me vullnetarë të pa paguar të FREESH.

Edhe pse qytetarët paguajnë taksa të kripura për pastrimin në Tiranë, një herë për shtëpinë e një herë për biznesin, iu duhet të hajnë edhe propagandën e kryebashkiakut Veliaj për aksione pastrimi në Tiranë. Edhe pse u propagandua me bujë kompani gjysmë shtetërore gjysmë private, Eco Tirana, në fakt është një skemë mashtrimi e pastër përderisa pastërtia është përkeqësuar dhe qytetarët paguajnë dy herë për një shërbim që nuk ekziston. Koshat e plehrave janë plot e hiqen me vonesë. Era kutërbon gjithandej. Media e blera nga paratë e Fushës dhe oligarkëve të tjerë, nuk thonë asnjë fjalë, veç propagandë bajate.

Kjo është bërë e zakonshme në Tiranë, ku bileta e Autobusit rritet në çmim ndërsa shërbimi është i njëjtë. Fatura e ujit rritet, ndërsa uji nuk vjen dhe kur vjen është me fekale e salmonela. Pra, kemi një hutim të Bashkisë Tiranë me detyrën që ka marrë përsipër.