Modeli Trump për Amerikën dhe modeli Rama për Shqipërinë


Nga Robert Kore

Nje nga shprehjet qe analistet e CNN perdorin vazhdimisht si argument kunder Trump eshte:
Kjo qe tha apo beri Trump nuk e ka thene apo bere asnje president tjeter.
Dhe eshte e vertete, shprehja qendron.
Trump eshte vertete ndryshe nga gjithe presidentet qe ka pasur Amerika.
Por pyetja qe mund te ngrihet ketu eshte: Te jesh ndryshe nga te tjeret do te thote qe je gabim?
Jo, ne asnje menyre, te qenurit ndryshe nuk eshte aspak argument qe je gabim.
Perkundrazi ekziston nje probabilitet shume i larte qe njerezit qe jane ndryshe nga te zakonshmit , jane edhe njerezit qe kane ndryshuar historine.
Po perse eshte ndryshe Trump?
Ai eshte ndryshe sepse ai nuk di ideollogjira apo te recitoje me fjalor qe eshte “politically correct”.
Trump nuk eshte as i majte as i djathte , as republikan as demokrat, as konservator as liberal.
Trump di te beje vetem politika reale, te cilat jane ne favor te vendit te tij.
Ai thote: Amerika ka 17 vjet qe lufton ne Afganistan pa rezultat. Jane harxhuar trilliona dollare neper keto luftera.
Stop kesaj marrezie, thote dhe mos harxhoni trilliona per nje gje qe s’ja vlen.
Ato leke qe harxhohen per luftera, investojini ne keto vende dhe gjithesecili eshte i kenaqur, win-win situation.
Ku ka me mire se kaq.
Te njejten strategji beri dhe me Sirine.
Por, sapo ai njoftoj terheqjen e trupave menjehere establishmenti majtas dhe djathtas dhe lobi amerikan pro luftes u hodh ne sulm kunder tij. Mediat amerikane fatkeqesisht nuk jane te interesuara te japin fakte konkrete, ato thjesht shesin narrativa te sajuara per te goditur Trump.
Nje veçori tjeter e tij, e cila e ben ate ndryshe nga presidentet e tjere eshte fakti qe Trump nuk mban ne pune njerez qe nuk kane rendiment apo demtojne politikat e tij.
Rasti i fundit i John Bolton, por edhe njerez te tjere qe ka larguar tregon se ai i mat njerezit vetem me rezultate.
Asnje nuk qendron ne administraten e tij nëqofse nuk ka rezultatet qe pret Trump.
Masmediat e medha Amerikane e paraqesin kete si nje e mete e tij duke thene se ne shtepine e bardhe ka nje rremuje te vertete.
Kjo eshte nje propagande e paster, sepse ne rastin e punonjesve Trump perdor instiktet e tij si biznes man.
Ai qe s’ben punen largohet.
Me keto metoda dhe strategji Trump arriti te behej njeriu me i fuqishem i botes.
Makar te kishim edhe ne ne Shqiperi nje kryeminister qe te largonte kedo qe s’ka rezultat.
Por Kryeministrat tane se bejne dot kete, sepse prevalon politika dhe jo rezultatet. Nje kryeminister shqiptar nuk e heq dot nga puna edhe nqse ministri eshte i inkriminuar, sepse keta te fundit kunderpergjigjen me metoda mafioze dhe kryeministri ne vend qe t’i largoje, ai i mbron ata.
Shikoni ministrat qe zgjedh Edi Rama, jane te gjithe njerez pa asnje lloj eksperience apo kontributi.
Ata jane thjesht ca numra qe i leviz Edi Rama sipas interesit te tij personal.
Tek ne kryeministri ben dhe aprovon gjithçka vete.
Edhe ngjyrat e nje stadiumi i zgjedh kryeministri.
Tek ne ka rendesi show dhe ngjyrat, jo rezultatet…

.