Sfida të reja për PLL në kohë të trazuara

Nga Shpetim Axhami.
Kryetar i PLL

Pas 30-vjet pluralizem politik Shqiperia gjendet ne nje krize politike,institucionale dhe ekonomike.
Ato qe jane arritur gjate ketyre viteve jane shume pak per sa duhej dhe persa enderruam te gjithe ne fillim te viteve ‘90.
Themelet e demokracise nuk u vendosen si duhet, prandaj vijme ne nje moment ku asnjeri nuk eshte i sigurt se çfare mund te ndodh neser dhe me e keqja, shprese e zgjidhjes se kesaj krize ngelen faktoret politik qe kane drejtuar per 30 vjet dhe jane shkaktare te kesaj krize.
Ne kete situate duhet me patjeter, qe PLL te kete rolin e vet politik ne shoqeri kundrejt nje plateforme alternative bindese, konkrete, reale me kohen.
Ne keto vite ne jemi perballe me lloj lloj sfidash dhe padrejtesish qe te gjithe i dime.
Faktor politik te tjere jashte PLL, por edhe element dhe gabime te brenshem here pas here na kane demtuar duke bere, qe ne mos te kthehemi si duhet në faktor politik percaktues i zhvillimeve ne vend.
Sot PLL i duhet nje ridimensionim vlerash per te treguar se ne jemi vertete nje subjekt politik kombetar qe mbrojme interesat e gjithe shoqerise shqiptare.
Programi i PLL i shtetit te se drejtes per rend dhe ekonomi fillon nga me e thjeshta dhe me e domesdoshmja arsim,shendetesi e deri te me madhoret kthim i formes regjimit mbreteror dhe bashkim i trojeve etnike.
Programi yne vertet ka ne thelb nacionalizmen moderne shqiptare, pronen, kthimin e dinjitetit te te perndjekurve politik, dekomunistizimin e shoqerise etj, por sot duhet te bindim te gjithe shqiptaret se PLL ka program ekzistues dhe kapacite per nje qeverisje bindese, qeverisja nuk eshte monopol i nje subjekti por i gjithe shqiptareve te zot qe duan ta bejne Shqiperine.
Prandaj me teper se kurre sot kerkohet nje hapje e partise per te bashkuar gjithe vlerat qe mund te kontribojne direkt duke u bere pjese e PLL dhe jo duke pritur te bjere shi ne kohe me diell.
Ne nuk duhet te shikojme ngushte rreth habitatit tone, te behemi skeptik, gjithçkaje ti shohim vetem anen negative, te turremi rredh gjerave te vogla duke harruar kryesoret, te harrojme detyrat kontribuese qe i takojne sejcilit, por duhet rritur bashkepunimin me faktoret e shendoshe te djathte duke mos pare vetem pjesen bosh te gotes per sa eshte bere dhe eshte arritur deri sot.
Kjo per sa me siper gjithmone duke dhene alternativat tona, duke mbajtur dinjitetin tone, fisnikerine qe na karakterizon, pa u bere i varur nga askush duke treguar se vertete ne jemi alternativa e djathte reale, per nje frymemarrje te lire te re.
Alternativa e PLL per ate qe vete ne perfaqesojme dhe filozofia Zogiste e berjes se shtetit modern (kjo e provuar) nuk duhet te ngelet ne leter por te kthehet ne motivim per te gjithe, kjo kerkon qe vlerat te bashkohen rreth vlerave per te nxjerr ne pah alternativen.
Ajo qe te paret tane kane bere per kombin tone jane motivim,shembull dhe krenari per ne, keto duhet te jene udherrefyes jane argument qe e kemi si vlere egzistuese, por ne kurre nuk duhet te ngelemi ne korrnizat e asaj shiko se çfare kane bere prandaj duhet Ne vete duhet te jemi aktraktiv, imponues, te palodhur ne percjelljen e programit tone deri ne zgjimin e shoqerise shqiptare nga gjumi letargjik komunist propoganistik per te percjelle alternativen tone konkrete te kohes.
Prandaj kerkohet qe gjithsejcili sa nuk eshte vone ne kete situate te trazuar te perballemi me sfidat, te bashkohemi, te tregojme se ne jemi ata qe e duam vertete kete vend dhe ne radhe te pare veme interesat kombetar.
Aksioni opozitar politik i sotem, ku PLL merr pjese, per ne ka si qellim primar sigurimin e votes se lire dhe pas kesaj pasi ne te kemi nje siguri ligjore nje forcim te strukturava te partise nje program dhe alternativ te qarte me kohen ne mund te perballemi per te patur rezultat ne te kundert sejcili qe kerkon qe vendi yne te behet, por vete nuk jep kontribut duhet te ndiej pergjegjesi.
PLL ka ne thelb sharmin fisnik tradicional te atyre qe kane bere shtet, prandaj kete ta kthejme gjithe se bashku ne alternative per kohen e sotme duke kontribuar dhe duke u perballur me çdo sfide.
Atdheu mbi te gjitha.
Zoti na ndihmofte ne punen tone.