Nga ndryshon kapitalizmi dhe socializmi për shqiptarët

Nga Robert Kore

Jo vetem ne Shqiperi, por dhe ne shume vende te tjera ne bote fjala kapitalizem ka nje konotacion negativ krahasuar me fjalen socializem.
Kjo per faktin se ne socializem disa nenkuptojne qe nevojat e tyre do te plotesohen nga shteti dhe sigurisht qe kjo pelqehet.
Kurse me kapitalizmin ata nenkuptojne shume pune dhe natyrisht kjo nuk eshte ajo qe duan shume njerez.
Per te qene te sakte, shpesh here disa punojne shume, por zgjedhja e gabuar i ben ata te ndihen jo mire, apo te ndihen te shfrytezuar.
Nqse nuk perdoren drejt ato mundesi qe te jep kapitalizmi mund te punosh shume, por duke pasuruar dike tjeter.
Per fat te keq sot edhe ne Amerike socializmi po fillon te pelqehet nga nje perqindje e larte njerezish e sidomos te rinjte.
Duke e njohur shume mire natyren njerezore gjithmone e me shume e majta po propagandon qe ne kur te vime ne pushtet do ju bejme “for free” kete apo ate sherbim, pra pak a shume premtojne qe shtresat e varfera do “hane me luge floriri”.
Kurse kapitalizmin e paraqesin si shfrytezim te njeriut nga njeriu apo si nje sistem te padrejte sepse disa kane shume e disa s’kane fare.
Shembujt me te mire sot ne Amerike jane kandidati per president Bernie Sanders dhe rioshja ne politike Aleksandra Ocazio-Cortez.
Ata propagandojne tamam ate qe ne kemi provuar ne Shqiperi:
barazi te ardhurash dhe si pasoje secili sipas mundesive dhe secilit sipas nevojave .
Kjo ka qene dhe do ngeli vetem propagande , sepse luga e floririt nuk ka ardhur dhe nuk ka per te ardhur kurre. Thjesht e majta ju jep te varferve nje therrime, sa per t’i mbajtur te lidhur mbas votes.
Qe nga lashtesia sistemet shoqerore kane perparuar ,por thelbi i tyre mbetet i njejte, skllever dhe pronare.
Sot gjithesecili mund ta pyesi vehten se ne cilen ane do te kaloje.
Por ne fakt çfare eshte zgjedhja qe bejne njerezit.
Zgjedhja qe bejne eshte: midis shtetit si ne socializem dhe lirise ne kapitalizem.
Megjithese eshte provuar kudo ku eshte aplikuar, socializmi(shteterorja) nuk ka funksionuar asnjehere.
Perkundrazi ajo qe ka funksionuar eshte kapitalizmi(liria e tregut ).
Vetem kapitalizmi i ve njerezit ne te njejtin start dhe me te zotet perparojne kurse te tjeret vazhdojne dhe mbajne syte nga shteti duke fajesuar per gjendjen e tyre te tjeret.
Ne kapitalizem, me shume dhe zakonisht fajesohet pronari, pikerisht personi qe ka bere te mundur qe njerezit te kene te ardhura per te siguruar jetesen.
Asnjehere njerezit nuk e shohin problemin tek vetja e tyre.
Biles shpesh here ka dhe disa justifikime te çuditshme dhe qesharake.
Ne Kanada kam takuar dhe shqiptare qe thone: Ne kete vend s’ben dot hajer sepse eshte shume ftohte.
A thua se ketu milioneret dhe miliarderet nuk jane pasuruar ne te njejten klime.
Dhe meqe doli rasti, ne Kanada ka edhe plot shqiptare qe zoterojne disa miliona dhe qe i kane bere leket me kete klime qe eshte.
Dhe keta shqiptare jane brezi i pare i emigranteve.
Pra ne kapitalizem, suksesi nuk ka te beje as me klimen as me pronarin dhe as me çdo lloj justifikimi tjeter.
Ka te beje vetem me zgjedhjen tende.
Ne kapitalizem mund te behesh kushdo, mjafton te dish dhe ta duash ate qe do te behesh.

more recommended stories

loading...