Parlamenti në seancë plenare, në rend dite 8 dekretet e Metës


Kuvendi po zhvillon seancë plenare. Në rend dite janë diskutimi dhe votimi i 8 dekreteve të presidentit Ilir Meta të rrëzuara më herët nga komisionet parlamentare.

Po sot do të votohen dhe projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Besnik Dervishi Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe projektvendim “Për emërimin e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”.

Pjesë e rendit të ditës është edhe ratifikimi i disa marrëveshjeve.