Oficerit të krimeve i dogjën makinën, zbardhen detajet

Policia publikoi një informacion paraprak në lidhje me ngjarjen e mengjesit të kësaj të enjte ku një makine e një oficeri krimesh në Shkodër u dogj pjesërisht.

Sipas policisë, gjatë natës, në lagjen “Fahri Ramadani” në Shkodër është djegur pjesërisht mjeti tip Wolksvagen, në pronësi të shtetasit Arber Duli, banues në lagjen “Salo Halili”, i cili ka qenë i parkuar.

Forcat e rendit vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit të vendosjes së zjarrit që mendohet se ka qënë I qëllimshëm.

34 vjecari Arber Duli ka disa kohe që shërben në policinë e shtetit, dhe në mënyrë të vecante si officer krimesh në drejtorine vendore te policisë Shkodër.

Nuk raportohet që ai të ketë pasur probleme në të kaluarën.