KUJDES | Farat e mollës janë të dëmshme për shëndetin tuaj!

Shum prej nesh pëlqejnë ta konsumojmë lëngun me frutave të shtrydhura.
Sigurisht molla është një ndër frutat që e përdorim më tepër dhe benefitet e saj shëndetësore janë të shumta.
Molla është ndoshta një nga frutat më të njohura në botë. Por, rrallë ndodhë që dikujt ti pëlqejnë farat e mollës, sepse shija e tyre është e hidhur.
Shumë njerëz besojnë se farat janë helmuese.
Në fakt ato kanë një përbërje kimike të quajtur “amigdalin”, e cila mund të çlirojë një helm kur është në kontakt me enzimat.
Amigdalina është pjesë e farave të mollës. Është e padëmshme kur është e paprekur, por kur fara dëmtohet përtypet ose tretet bëhet shumë helmuese sidomos kur konsumohet në doza të larta.
Cyanidi është përdorur si helm gjatë historisë. Punon duke ndërhyrë në oksigjenin e qelizave dhe mund të çojë në vdekje brenda disa minutave.
Prandaj, shmangni gëlltitjen e farave të mollëve, në qoftë se deri më sot e keni bërë këtë.
Mund të konsumoni vetëm pjesën e tulit në mënyrë që të kujdesuni për shëndetin tuaj.