Dështimi i modelit “shembullor” Veliaj dhe nevoja për shembjen e Lalit

Nga Patrik Sadikaj

Teksa shfletoja median sociale në telefon, ndala tak një postim i Gent Kapratës, një njeri që nga punët publike merr vesh mirë. Përmbledhur në një fjali ai thoshte: Veliaj duhet mposhtur dhe jo tallur.
E drejtë. Modeli dhe njeriu Erjon Veliaj duhet shembur dhe kjo nuk bëhet vetëm duke e banalizuar me meme tallëse nëpër rrjet. Ai këtë do, të flitet dhe të harxhohet kohë me gjëra pa vlerë që fshehin gjithë atë zymtësi që fsheh figura humoristike e tij.
Mbaj mend kur Lali erdhi si shembull në politikë, duke mprehur shpatën e një perëndimori të Shoqërisë Civile. Besoj të gjithë e mbani mend kur me aksione debatikase i turrej me letra higjenike, vello e çizme Fatos Nanos në vitet 2003-2005. Shumë prej nesh u gënjyen nga manteli i ëmbël i fytyrës prej “shëmbullori” të atij mjaftisti të vogël që po shfaqej gjithnjë e më shumë si “i dërguari i perëndimit” për të shpëtuar Shqipërinë e mbytur në llumin e korrupsionit.
Pati një kohë, diku nga fundi i qeverisjes së Nanos, ku Lali u pa edhe si një model bashkimi i të mirës kundër të keqes, model që u thërmua jo shumë kohë më pas kur ai iu kacavjerr Edi Ramës me një parti 99-ëshe dhe u zhvesh nga gjithë ai mantel plot me ngjyra perëndimore që kishte fshehur fytyrën e vërtetë.
Por edhe kur iu fut politikës si profesion, pati shumë njerëz që besuan se modeli i tij do të jepte frute pozitive. Kështu që në kohën kur i la 99-shat dhe u bë socialist rilindas, arriti që të imponohej tek votuesit dhe u zgjodh deputet e më pas në majën e hierarkisë së Rilindjes, sekt i cili sapo kishte filluar të hidhte rrënjë nën themelet e Partisë Socialiste.
Kam njohur njerëz që në kohën kur Lali u bë ministër i Çeshtjeve Sociale, që përbetoheshin për ndershmërinë dhe punën e tij.
E njëjta gjë edhe kur ai u përzgjodh për të qënë kryetar bashkie.
Por pikërisht ulja në karrigen e të parit të Tiranës ia prishi modelin Erjon Veliajt. Çdo premtim i dhënë prej tij në fushatë u shkërmoq në gënjeshtra në vendimet e tij si kryetar bashkie.
Ai u premtoi qytetarëve se nuk do të firmoste leje ndërtimi dhe se do të rrafshonte çdo ndërtim të lejuar nga paraardhësit e tij në këtë detyrë. Ai jo vetëm që nuk preku as një tullë, por pesëfishoi sipërfaqen e betonit duke fshehur kullat pas bojës së kolovajseve që lidhte në beton.
Dhe gjithë këtë mal betoni që i hodhi premtieve të tij përsipër, e fshehu me mbjellje pemeësh nëpër kodrat e mbetura ende pa kulla të Tiranës, një mashtrim i madh sa vetë numri i pemëve të pylli orbital që shpiku për të gënjyer prapë kryeqytetasit.
Tirana është sot pa ujë dhe për këtë meritën kryesore e ka “ëngjëllori” Lal, që nuk la taksë pa e kthyer në tendër e koncension për oligarkët me të cilët shëtit hoteleve të botës me lekët tona.
Shkatërroi Teatrin Kombëtar vetëm e vetëm që ndërtojë kulla. Zhduku hapsirat e gjelbërta tek Parku Rinia e kështu me rradhë çdo cep të jetueshëm të Tiranës e ktheu në të pajetueshëm.
E për të treguar vërtet fytyrën e tij të vërtetë, ndërsa natën bën varrëmihësin e Tiranës, ditën shëtit ekraneve me dekorata prej alumini të farkëtuara në punishten e tij të propagandës mediatike.
Lali është përfaqësuesi i modelit të atij që fiton çmim për ujin e pijshëm, kur në Tiranë uji është më i ndotur se fekalet.
Lali fiton çmimin për cilësinë e jetës, kur në Tiranë nuk jetohet as sa në Somali.
Çmime për asgjë. Ose çmime të mashtrimit që tregojnë qartë për modelin prej kallpi që ka ndërtuar Lali Eri, duke marrë taksat tona e duke blerë mediat që i bëjnë fresk propagandës së tij të dekoratave.
Erjon Veliaj nuk ka bërë asgjë për jetën e qytetarëve të Tiranës. Ai ka ndërtuar modelin më të shëmtuar dhe më të rrezikshëm, modelin e “shëmbullorit” që fsheh kaq bukur fytyrën reale të një njeriu të ardhur me misionin për të vjedhur e shkatërruar një qytet që pak nga pak po i afrohet greminës së rrënimit.
Ky model nuk mund të tallet më. Thjeshtë duhet shembur dhe për ta bërë këtë duhet të prballet me modelin e shpëtimit dhe rindërtimit të Tiranës.
Lali i duhet dhënë një dru shembullor, duke e mposhtur nëpëmjet votës me modelin që meriton Tirana.