SPAK brenda tetorin në punë. 6 prokurorë në VETTING

Kontrollin e trefishtë të Vettingut ende nuk e kanë kaluar 6 prokurorë që janë përzgjedhur si kandidatë për Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka duart e lidhura dhe nuk mund të kryejë asnjë veprim deri në përfundimin e procesit të kontrollit të kandidatëve për prokurorë të posaçëm.
Sipas vendimeve të publikuara nga organet e Vettingut, 5 prokurorë e kanë marrë konfirmimin me vendim të formës së prerë. Tre prokurorë kanë marrë konfirmimin vetëm nga Shkalla e Parë e Vettingut, por duhet të presin deri sa të kalojnë të gjitha afatet e mundshme të apelimit.
Një prokuror është në duart e Kolegjit të Apelimit ndërsa 6 kandidatë ende nuk kanë kaluar as fazën e parë të kontrollit.
Burimet i tho se fundi i tetorit është afati më optimist për ngritjen e SPAK, çfarë do ti jepte Reformës në Drejtësi, deri tani në proces, një tregues të vërtetë se po funksionon.