Presidenti Ilir Meta


Nga Indrit Vokshi

Sot në konferencë presidenti Meta rikujtoi se sipas Komisionit të Venecias, Prokurori i Përgjithshëm duhej të zgjidhej me 2/3 (mbi 94 vota) nëse zgjidhej para zgjedhjeve parlamentare dhe, me 3/5 (mbi 84) nëse zgjidhej pas zgjedhjeve. Mazhoranca Rama e shkeli kushtetutën dhe rekomandimin; e zgjodhi jo me frymë konsensusi dhe me 69 vota. As me 94, as me 84 por me 69. Presidenti rikujtoi ndërkohë se fajtori për shkatërrimin e Gjykatës Kushtetuese është Edi Rama i cili nga njana anë thërriste gjyqtarët kushtetues në vetting, ndërsa nga ana tjetër bllokonte formimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) duke pamundësuar me qëllim zëvëndësimin e gjyqtarëve kushtetues që largoheshin. Këto janë dy të vërteta thelbsore të cilat Kryetari i Shtetit i vuni në dukje. Duke ditur këto, kemi të drejtë të deklarojmë se ka ndodhur atentat kushtetues, se është ushtruar terrorizëm kushtetues me autor Edi Ramën dhe se sot Shqipëria ska gjykatë dhe ka kryeprokuror të paligjshëm. Vendi duhet kthyer në shtratin kushtetues. Terrori mbi institucionet është i papranueshëm. Skemi pse, ska nevojë Shqipëria për këto atentate. Qëllimet e kushtetutës dhe të ligjeve janë stabiliteti i ekonomisë e shoqërisë, mbrojtja e njeriut, garancia e gjithkujt. Ndaj kush nuk do kushtetutën dhe ligjet, nuk do as qëllimet e kushtetutës e të ligjeve. Përkundrazi, do kaosin, do pasigurinë e njeriut dhe dëshiron lënien e njerëzve pa garanci e pa mbrojtje.