Ministria e Shëndetësisë “zhduk” raportin e ISHP për gjenden skandaloze në maternitet

Në datën 9 shtator, faktor.al, ashtu si edhe disa media të tjera publikuan një raport të Institutit të Shëndetit Publik për gjetjet e bëra në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Në shkrim citohej dokumenti me linkun përkatës publikuar në faqen e ISHP-së, ku prezantohej Buletini nr. 1 për vitin 2019 që ishte në fakt dokumenti në fjalë.

Në prezantimin e vet materiali cilësohej si Kërkim Shkencor Origjinal dhe mbi këtë pretendim do të mjaftohej që situata e konstatuar në maternitetin në fjalë të cilësohej më shumë se skandaloze. Stafilokoku, E. Coli duket se bëjnë ligjin në këtë spital ku janë kontaminuar maskat e bebeve, sallat operatore, inkubatorët etj..

Por nëse klikon sot në lidhjen e sugjeruar në shkrimin në fjalë dokumenti nuk ekziston më. Ai është fshirë nga faqja e ISHP-së.

Pse nuk ekziston më dokumenti? Kjo është një pyetje që duhet të marrë një përgjigje nga ISHP-ja e që e ka prodhuar atë. Në përpjekjen për ta kontaktuar këtë institucion provuam rubrikën “Kontakto” në faqen përkatëse. Siç mund të shihet ka kontakt për çdo gjë, vetëm për Zyrën e Stypit ka vetëm një e-mail. Numër telefoni Jo.

 

Për të lexuar raportin e plotë.

https://www.scribd.com/document/425397488/Buletini-1-2019-Full-PDF-1#download