Hallet e kryeministrit Rama nuk janë hallet e shqiptarëve

Kemi një kryeministër që nuk qeveris. Edi Rama merret çdo ditë me fshirjen e gjurmëve dhe skandaleve të njerzëve me të cilët ka mbushur Partinë Socialiste.

Shikoni foton:

Tahiri, ministri kampion i “bravo Çuna” që po dënohet për trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal me klanin Habilaj.

Valdrin Pjetri, trafikant, i dënuar në Itali për këtë vepër penale, ka marrë disa detyra me firmë e bekim të Edi Ramës, ndër to Bashkinë e Shkodrës.

Jorgo Toto, alias Agim Kajmaki, kryebashkiak i Vorës në gjyq në Janinë për fallsifikim kartmonedhash dhe i kapur ng dekriminalizimi.

Mark Babani, me 3 emra, kryebashkiak i Vaut të Dejës, me halle të hapura në disa drejtime. Babani pritet të dorëzojë shenjat e gishtërinjve për tu verifikuar.

Këta janë EMRAT dhe çështjet që po merret Rama muajin e fundit dhe nuk është se ka faj, atij ia sjellin të tillë sepse këto kërkon me njerëzit që rrethohet.