Gjermania 2 dy kushte: Sqarimi i statusit te zgjedhjeve lokale te qershorit 2019 dhe sqarimi i dyshimeve për manipulim të zgjedhjeve

Po, Jo, apo Po me kushte? Gjermania po përgatit opinionin e Shqiperise

Raporton korrespondentja; Asnje nga deputetet e grupit parlamentar gjerman nuk e ve ne dyshim se një dite Shqiperia duhet te jete pjese e BE, shumica jane te mendimit se Shqipëria ende nuk është gati për çeljen e bisedimeve te negociatave. Por nga ana tjetër ata nuk duan ta demotivojne Ballkanin. Prandaj duan qe parimisht te fusin Shqipërinë se bashku me Maqedoninë e Veriut ne grupin e vendeve qe zyrtarisht qe mund te nisin me çeljen e negociatave. Ministri i Punëve te Jashtme është shprehur prej kohesh per çeljen e negociatave, e dëgjuam edhe ne raportin me ambasadorin e ri gjerman ne Tirane dhe sipas qarqeve ne Berlin edhe kancelarja Angela Merkel eshte ne kete linje.

Kancelarja i bind dot pro çeljes?

Me e mundshme do te jete te arrihet nje |Po me kushte, por faktikisht hapja e kapitullit te pare mund te ndodhe vetëm pasi te jene përmbushur disa kushte dhe sipas burmimeve tona te Partise Kristian Demokrate dhe Demokracia Sociale, përveç kushteve te caktuara qysh ne vitin 2018, pra reforma ne drejtësi, korrupsioni, lufta kundër krimit te organizuar dhe reforma zgjedhore, kemi edhe dy kushte te tjera qe jane sqarimi i statusit te zgjedhjeve lokale te qershorit 2019 dhe sqarimi i dyshimeve për manipulim zgjedhjesh me ane te shitblerjeve te votave ne zgjedhjet e kaluara parlamentare. Ka shumë gjasa qe ky qëndrim te votohet ne 27 shtator ne grupin parlamentar.

Raportimi per Top Channel nga Gjermnia i gazetares se DW