Fidel Ylli: Skënder Gjinushi akademik i komunizmit! Edhe Kadare…

E vetmja votë pro dekretit të Metës për rishqyrtimin e projektligjit për Akademinë e Shkencave ishte ajo e kryetares së Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri, e cila haptazi u shpreh kundër këtij projektligji duke shtruar pyetjen: Prapë do të vazhdojë politika të drejtojë shkencën?!

Fidel Ylli: Zonja kryetare ju them me shumë përgjegjësi që kriteret për tu zgjedhur akademik janë kritere shumë të forta dhe njerëzit që e kanë fituar atë titull unë mendoj se e meritojnë. Sa i përket asaj që ju thatë se zoti Gjinushi është akademik i kohës së komunizmit mos e keni fjalën që edhe për zotin Omari dhe zotin Kadare, duhet të futen të tre, se kanë qenë të kohës së komunizmit dhe nuk duhet të jenë akademikë? Nuk keni pse i ndani. Thuajeni që edhe zoti Kadare që ne krenohemi për të për të marrë titullin atje që ka vite që pretendojnë të nderojë Shqipërinë me letërsinë që ai bën ju tani i fusni të gjithë në bllok. Nuk duhet të ngatërrojmë. Shkencëtari është shkencëtar. Zoti Gjinushi ka qenë në politikë, por ka qenë edhe në koalicion me PD.

Fatjona Dhimitri: Politika do të udhëheqë akoma shkencën o Fidelo?

Fidel Ylli: Kur të flasim për akademikët duhet të kemi kujdes. Unë e kam ngritur gjithmonë edhe kur kanë kërkuar ato buxhete që janë për lëmoshë dhe ato zyra që i kanë me qira.Shkoni shikoni zyrat e Akademisë së Shkencave të Kosovës që janë të njëjta si Ministria e Arsimit. Një shtet i sapokrijuar i jep rëndësi një institucioni si Akademia e Shkencave kurse ne jo vetëm që nuk u japim vëmendje, jo vetëm i kemi lënë në zyra me qira por mundohemi ti denigrojmë gjithmonë akademikët tanë. Mendoj se me ligjin e ri duhet ti japim vendin e merituar Akademisë së Shkencave.