Dalai Lame i kadastrës merr paradhënie tapinë e dështimit

Artan Lame ka njoftuar reformimin e institucionit që drejton dhe kalimin drejt një strukture të re, më efiçente siç thotë ai. Përmes një deklarate për shtyp, zoti Lame gati sa nuk është ndjerë krenar për Agjencinë e Kadastrës – që është shtetërore në titullim – duke bërë thirrje për shokët e partisë që të mos ndërhyrjnë për punësime.

Ju lutem të gjithë miqve, të njohurve, të afërmve përfshirë gruan dhe prindërit e mij, kushërinjve, deputetëve e ish-deputetëve, ministrave e ish-ministrave, të majtë e të djathtë e të qendrës, ju lutem mos më ndërhyni për punësime. Shteti shqiptar, kadastra shqiptare dhe unë duam profesionistë, jo miq.

Në Kadastër ka me qindra profesionistë kokëulur, ka me dhjetra shefa e drejtorë që janë bërë të tillë pa futur mik, por thjesht me forcat, krahët dhe mendjen e tyre.

Të gjithë kërkojmë të zgjidhim nyje e pronës dhe nyja e pronës zgjidhet vetëm me profesionalizëm; dhe pastaj, të njëjtët njerëz që ankohen për çfarë kanë hequr, më kërkojnë me aman e me derman të fus në punë njërin a tjetrin jashtë profilit. O më thoni të bëj Kadastrën, o më thoni të bëj qokat e miqtë, të dyja nuk bëhen dot! Së bashku po e nisim edhe këtë reformë dhe vetëm së bashku mund ta çojmë atë përpara

është shprehur Lame.

Duke lutur miqtë e partisë që të mos kërkojnë punësime, z. Lame në fakt ka përgënjeshtruar të ashtuquajturën reformë në administratë që shenjoi premtimin elektoral të këtij mandati të socialistëve. Fundi i fundit, pas koncesioneve për gjithçka, vetëm administrate mbeti por aty shokët socialist kanë çaluar keq sepse ata përfaqësojnë epideminë e mikut dhe të shokut, të koniunkturës dhe padrejtësisë në këtë vend.

Britma e Lames është avokati paradhënie për dështimin e mundshëm nesër, ndërohë që zotëria gjeti kurajën të na thotë se pot ë jetë për të një shqiptar është I barabartë me një socialist. Nuk është pak dhe z. Lame mund ta paguajë për këtë pikëvështrim revolucionar që është negacion i segregacionit real që dominon punësimin në Shqipëri.