Arnisa, qyteti i harruar ilir i Taulantëve në Lushnje

Qyteti i Arnisës u zbulua nga babai i arkeologjisë shqiptare, Hasan Ceka. Ndërkohë që këto ditë priten rezultatet e zbulimeve më të fundit nga një ekip arkeologësh shqiptaro-gjermanë, arkeologu Neritan Ceka rrëfen për objektet e dala në dritë dhe çfarë ka ndodhur gjatë 70 vjetëve me zbulimet e qytetit antik në Babunjë të Lushnjës.

Arnisa, një qytet i lashtë ilir, i zhdukur dhe që figuronte vetëm në hartat e Ptole-meut, ishte lënë gati në harresë, plot 70 vjet pas zbulimit të gjurmëve të para të saj nga Hasan Ceka.

Zbulimet e bëra në këtë qytet datojnë disa shtresime historike me zanafillë 2600-vjeçare. Muri mbrojtës është ndërtuar gjatë shekullit 4 p.e.s., kohë kjo e lulëzimit të kulturave ilire dhe helene.

Ekipi i arkeologëve këto ditë ka nxjerr në dritë rrënojat e qytetit antik të Arnisës. Kjo është një ekspeditë kërkimi dhe shpëtimi.