“Unë trafikant?!”, Tahiri akuza për ministrat e PS-së: I keni dëgjuar ata që flejnë 700 euro…

Teksa vijon ende seanca maratonë në Gjykatën e Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri, ky i fundit ka kërkuar pafajësinë, pavarësisht kërkesës së prokurorisë që të dënohet me 12 vite burg.

Në këtë seancë, ku Tahiri akuzohet për trafikant, ai ka rikthyer dhe kohën në të cilën ka qenë ministër, dhe thotë se ka qendruar në hotele që nuk e kalonin shifrën e 140 eurove në natë.

Sigurisht ai ka thumbuar ministren aktuale të drejtësisë Etilda Gjonaj, të cilës iu publikuan pak ditë më parë faturat e hoteleve, apo faturat e paguara nga biznesmeni Fusha për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbër Mazniku.

“Unë kam qendruar në hotele që kanë qenë më të lira se 140 euro nata, jo si të tjerë që janë publikuar së fundi dhe flasin për shifra deri në 900 euro”, është shprehur Tahiri, ndërsa ka ngritur pikëpyetje dhe për rolin që ka luajtur prokuroria në hetime.

“Policia ka referuar nëe prokurori në 9.6.2016 Habilajt për kultivim, kohë kur Jaeld Çela ishte drejtor i policisë Vlorë. Më 23 prill 2017 Dritan Prenci, prokuror i kësaj dosje, ka marrë një email me të dhëna mbi Habilajt që kultivonin kanabis. Ky email është dërguar nga njëri nga drejtuesit e Policisë që po akuzohet sot për bashkëpunëtor me Habilajt.

Psë të mos dyshojmë se për 16 muaj (ditë kur nisi procedimi i parë për Habilajt nga vetë Jaeld Çela) prokuroria e ka mbajtur pa hetuar Habilajt. PSE mos të dyshojmë që ishte prokuroria që i mbronte?

Nëse është përgjuar Taulant Haxhiraj dhe aty thote që janë kushërinjtë e ministrit, pse prokuroria nuk e pyeti kurrë për kë minister bëhej fjale, por vetëm e ka hamëndësuar”, është shprehur Tahiri në seancë.

“Jaled Çela akuzohet se ka ndihmuar Habilajt në 4 raste të trafikut në Itali, por pse nuk e thotë Prokuroria qe Jaeld Çela nuk ka qenë drejtor e as polic në Vlorë, për tre rastet e para të trafikut?

Më kanë sekuestruar telefonat e mi, ka rezultuar zero komunikim me Habilajt dje të gjithë pjestarët e arrestuar.

Kanë pyetur në 15 qytete në Greqi dhe në Mal të Zi nëse kam prona a pasuri që mund ti kem përfituar nga trafiku. Ka rezultuar negative të gjitha. Ky është proces i montuar që nga fillimi”, ka shtuar ish-ministri.

Më tej Tahiri ka folur dhe për përgjimet e Habilajve, ku ai citohet të thotë se ka qenë në takim me shefin e madh. Sipas ish-ministrit në ditët kur janë bërë bisedat, dhe aludimet ai ka qenë në takime zyrtare dhe kjo mund të provohet lehtësisht nga ana e prokurorisë.

“Habilaj është përgjuar duke thënë se jam me shefin e madh në datën 22.11.2013, por unë kam qenë në Bruksel për integrimin e shqipërisë. Në datën 23 nentor 2013, Habilaj është përgjuar duke thënë se jam këtu me shefin për dreke, por unë në 23 Nëntor në orarin e përgjuar kam qenë në konferencë për mediat për rastin e të arratisurve nga burgu i Drenovës. Kam qenë në zyrë në takim me kreun e shish, Adriatik Llallën dhe min e drejtësisë Nasip Naco”, ka deklaruar Tahiri.