Igli Tare: Më kërkoi Milani, por qëndrpova tek Lacio për këtë arsye

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli Tare, i cili prej vitesh mban postin e Drejtorit Sportiv te Lazio, ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” ku ndër të tjera ka folur edhe për interesimin e Milanit gjatë verës për të.

Tare është shprehur se interesimi i Milanit ishte serioz. Ai thotë se Boban ka qenë idhulli i tij, ndërsa Maldi një shembull si lojtar dhe si menaxher. “Por në fund ishte një zgjedhje me zemër. Largimi do të kishte qenë një gabim. Unë zgjodha me zemër dhe jo për paratë”, ka thënë Tare.

Më tej, Tare ka folur edhe për yllin skuadrës së Lazios, Milinkovic-Savic. “Nëse ai do të ishte larguar, Yazucu kishte karakteristikat e duhura për ta zëvendësuar. Por ishte edhe një tjetër emër. Tashmë ai do të zgjasë kontratën edhe për një vit, por duke ruajtur ekuilibrin e duhur”, ka thënë Tare.