A keni menduar ndonjëherë të jetoni në Mars?

Nuk keni nevojë të prisni derisa udhëtimi të bëhet i mundur. Spanja është shumë më afër. Astrolend, një agjenci ndërplanetare ka krijuar mjedisin Marsian në një shpellë në Spanjën veriore dhe e ka hapur atë për vizitorë nga e gjithë bota.
Shkencëtarët e kanë shndërruar një shpellë të madhe rreth 90 kilometra në perëndim të Bilbaos, në një koloni njerëzore me kushte jetese të ngjashme me ato që do të ishin në Mars.
Para se të hyjnë në shpellë pjesëmarrësit duhet t’u nënshtrohen një trajnimi 26 ditor në internet.
“Kjo ishte një përvojë jashtëzakonisht e mirë në Mars për katër ditë. Ne ishim në një shpellë. Ditët kur përdornim makinat hapësinore për misione eksplorimi brenda dhe jashtë shpellës ishin gjithmonë momente të veçanta, pasi mjedisi është i ngjashëm me atë në Mars. Në Mars ju lejohet të jetoni dhe të flini në shpellat e krijuara nga llava, kështu që ky ishte një moment i përkryer”, thotë një pjesëmarës .