Trajneri Reja ul në stol Mavrajn: Fitojmë ndaj Islandës

Trajneri Reja paralajmëroi ndryshime në formacion për ndeshjen e radhës eleminatore të Euro 2020 kundër Islandës në “Elbasan Arena”, në orën 20:45.

Tekniku italian nuk mbajti gjëra te fshehta teksa tha se kapiteni Mavraj do të ulej në stol për ti lënë vendin Dermakut.

Në ndeshjen nesër do të luajë Dermaku në vend të Mavrajt, pasi kështu kam menduar se mund t’i përgjigjemi më mirë skuadrës. Unë nuk mendoj se është skema ajo që kushtëzon paraqitjen në fushë, më shumë sesa interpretimi i duhur i saj. Unë preferoj vendosjen 3-5-2, pasi na jep mundësinë të luajmë me dy sulmues përpara dhe të mbrohemi mirë duke sulmuar. Sa i përket Roshit, është shumë i mirë në aspektin sulmues dhe në ndeshjen ndaj Moldavisë u fut mirë në lojë, duke na dhënë edhe fitoren. Ndaj Francës ai pati dy momente shpërqendrimi, më shumë sesa probleme vendosjeje, ndonëse duhet të pranojmë se nuk i shkon shumë përshtat faza mbrojtëse.

Reja vlerësoi Islandën por u shpreh I bindur se Shqiperia I ka të gjitha shanset për të fituar të martën në mbrëmje.

Islanda është një kundërshtar me elementë pozitivë, por ne jemi në kushtet që mund t’i mposhtim. Nëse jemi të përqendruar dhe të bindur për sukses, atëherë do t’ia dalim. Unë mendoj se djemtë janë gati për të përballuar ndeshjen e nesërme dhe besoj shumë te fitorja. Ne po mundohemi t’i transmetojmë skuadrës besim dhe ta rritim nga ana mentale e psikologjike. Ka shumë rëndësi që në fushë të zbresim me bindjen se mund ta mposhtim kundërshtarin”.

Trajneri i kuqezinjve është koshient që dueli ndaj Islandës është vendimtar për ëndërrën europiane të Shqiperisë