Miqtë e rinj të Edi Ramës

Si në fazë kryengritëse (të rralla e të shkurtra) po ashtu në përballje e kompromise, lufta politike nuk mbështetet veç në aftësitë e lidershipit apo në forcën e ideve të tyre, as në numrat që kanë. Vendimtare është sjellja e militantëve dhe simpatizantëve. Nëse rezistojnë dhe janë kompaktë, fitojnë; nëse përplasen apo humbasin entuziazmin dhe kohezionin, beteja është e humbur. Për këtë arsye lobi i parëve të pista të Oligarkëve ka investuar shifra marramendëse për të kontrolluar mediat tradicinale e online dhe në këtë mënyrë manipulojnë pritshmëritë e njerëzve dhe dezinformojnë. Dhe kanë sukses sepse rekrutohen “miqtë e rinj” që janë “armiqtë e armikut”. Me logjikën këta e dinë sepse aty kanë qenë, mbahen narrativa të tëra.
Foto, fjalë, batutë, vëzhgime të pafajshme të lidershipit të maxhorancës që gjoja përshkruajnë realitetin nuk janë gjë tjetër veçse tentativa për të modifikuar mendimin dhe perceptimin e tyre mbi qeverisjen.
Raporti përfundimtar i OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 30 Qershorit, përmban edhe një përshkrim të gjendjes së mediave në Shqipëri dhe përdorimit të tyre, si platformat për interesat e pronarëve.

Në raport evidentohet se tregu i limituar i reklamave, ka bërë që pronarët t’i përdorin televizionet në favor të interesave të tyre të biznesit, ndërkohë që gazetarët janë vulnerabël ndaj presioneve dhe shpesh vetë-censurohen.Në raport thuhet se televizionet kryesore në vend, Top Channel dhe TV Klan, e mbuluan fushatën e PS me tone pozitive, madje për televizionin Top Channel thuhet se sëbashku me RTSH-në “shërbyen si platforma për të promovuar PS-në“.