Këto objekte të tejmbushura nga pluhuri dhe bakteret, thuajse gjithmonë harrojmë t’i pastrojmë

Pastrimi i shtëpisë është një nga ato proceset e pashmangshme, sidomos për zonjat e shtëpisë apo për amvisat që sa herë gjejnë pak kohë apo hapësirë të lirë, atë e shfrytëzojnë totalisht për të pastruar me “themel” shtëpinë nga njëri cep në tjetrin

Me siguri, shumica prej nesh pastron gjithçka i kap syri, në çdo dhomë, në çdo ambient të shtëpisë, tualetin, ballkonin, marrim pluhurat etj, po krejt padashje harrojmë disa objekte shumë funksionale që mbartin papastërti dhe pluhur e që ne harrojmë gjithmonë t’i pastrojmë.

Po cilat janë këto objekte? Për shembull, telefonat inteligjentë, tabletët dhe kompjuterët janë objekte të tejmbushura nga pluhuri dhe bakteret.

Në veçanti, tastiera e kompjuterit dhe objektet teknologjike janë foleja e përhapjes së mikrobeve. Sipas disa hulumtimeve, sasia e baktereve të pranishme në një telefon është e njëjtë si në një tualet!

Këpucët, janë gjithnjë shumë të pista, veçanërisht atletet. Mund të ndodhë që fëmijët tuaj të mos lodhen nga të luajturit jashtë shtëpisë dhe kanë kontakt të vazhdueshëm me tokën, mbase shkojnë edhe në një tualet publik dhe atletet e këpucët e tyre mbushen plot me baktere.

Dysheku gjithashtu është një tjetër objekt që ne e nënvlerësojmë në procesin e pastrimit, por që është një përhapje e vazhdueshme e baktereve. Do të ishte e nevojshme të kaloni rrahësin e pluhurit të paktën njëherë në muaj mbi dyshek dhe thuajse çdo sezon të ndërronit anët. Përveç kësaj, ju gjithashtu mund të kaloni sipër fshesë me korent

Por, lista e objekteve që harrohen pa u pastruar është ende e gjatë! Për shembull, ka llamba rdhe doreza të dyerve. Por, edhe telekomanda e televizorit apo kondicionerit dhe sirtarët.