I dërguari i SHBA Palmer në Ballkan, takim me presidentin e Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç u takua këtë të hënë në Podgoricë me zëvendës ndihmës sekretari amerikan të shtetit Methju Palmer.

Në fokus ishte situata rajonale në Ballkan dhe marrëveshjet dypalëshe Mal i Zi -Shba.

Këtë shtator, sekretari i shtetit i Shba, Mike Pompeo ka emëruar zëvendës ndihmës sekretarin Matthew Palmer si përfaqësuesin e tij special për ballkanin perëndimor.

Në këtë rol, Palmer do të udhëheqë përpjekjet e Shba për të forcuar angazhimin diplomatik në mbështetje të paqes dhe stabilitetit ne rajon.