SPORT| Spanja fiton lehtësisht, tri pikë merr edhe Italia

Spanja ka mposhtur Ishujt Faroe me rezultat 4-0 në ndeshjen e xhiros së katërt të grupit F të kualifikimeve për Euro 2020.

Golat për spanjollët i shënuan dy Rodrigo (13′ dhe 50′) dhe dy të tjera Alcacer (90′ dhe 90+3′).

Me këtë fitore Spanja është lider me të gjitha fitore dhe 18 pikë të grumbulluara, shkruan Indeksonline.

Në ndeshjen e grupit J, Italia ka fituar si mysafir i Finlandës me rezultat 1-2.

Për vendasit realizoi Pukki nga penalltia në minutën e 72-të.

Ndërsa për azurët golat i realizuan Immobile (59′) dhe Jorginho (79′).

Italia mbetet në krye të tabelës me 18 pikë nga gjashtë ndeshje e ndjekur nga Finlanda me 12 pikë.