Kina do të krijojë 20 zona pilot për zhvillimin novator të AI-së

Kina do të ndërtojë afro 20 zona të reja pilot për zhvillimin novator të inteligjencës artificiale (AI) deri në vitin 2023, sipas një direktive të publikuar kohët e fundit nga Ministria e Shkencës dhe e Teknologjisë e Kinës.

Në direktivë thuhet se zonat pilot do të nxitin integrimin e thellë të AI-së me zhvillimin ekonomik-shoqëror dhe do të përmirësojnë aftësinë dhe nivelin e novacionit në AI.

Zonat pilot synojnë të krijojnë modelet e zhvillimit novator të brezit të ri të AI-së dhe të ofrojnë një pikë referimi për industrinë.

Qytetet që aplikojnë për të hapur zona pilot, duhet të kenë burime të pasura shkencore e arsimore, bazë të fortë industriale dhe infrastrukturë të mirë, si edhe masa të qarta mbështetëse.