Rilindja, si risocializim i eksponentëve kriminal!

Nga Av.Besart Logu

Këto gjashtë vite të drejtimit mavi, kuptimi i Rilindjes është bërë i mundur çdo ditë e më shumë, ose e thënë ndryshe, pas çdo skandali apo ngjarje kriminale të ndodhur. Na është shfaqur në çdo formë të mundshme, herë në bashkëpunim me shtetin dhe herë si shteti vetë. Në tërësi një proces riciklimi i mbetjeve të shoqërisë, sjellë prej KM si paria e vendit!

Kemi parë hajdut banesash e trafikant femrash në cilësinë e parlamentarit. Përdhunues, grabitës dhe trafikant droge si kryebashkiak. Të dënuar për krime ordinere në nivel drejtori apo shefi. Antar bandash kriminale me funksion specialist apo inspektor, të cilët mbyllin ciklin dhe përbëjnë edhe bazën e piramidës kriminale.

Gjithashtu, kapot e bandave kriminale të pas ’97-s, bashkëpuntorët e ngushtë të ish KM Nano, po lirohen dhe po përfitojnë ulje dënimi, duke iu dhënë mundësinë ta “jetojnë” për së dyti jetën, dmth të rilindin! Kulmi arriti kur kryebashkiaku i Durrësit hyri si garant të risocializojë kryebanditin e atij qyteti. Një marveshje mes kaposh që çuditërisht ndodhi pak kohë para zgjedhjeve të 30 Qershorit. Si duket, në kuadër të mobilizimit të strukturave të PS-s për zgjedhjet vendore.

Nëse i marrim më vete të gjitha këto raste (dhe shumë të tjera) në secilën prej tyre gjenë lidhje direkte apo indirekte me KM. Duket si një organizatë kriminale e strukturuar me kujdes dhe me qëllime konkrete. Parcelat me hashash, laboratorët e kokainës dhe heroinës, ministri i brëndshëm në hetim dhe shefat e policisë të shpallur në kërkim, u fikën radarë dhe u ndezën avionët, kamionët, skafet, velierat dhe çdo mjet tjetër transporti, lekë cash dhe vrasje për prishje të pazareve të drogës, plotësojnë puzzle-n e Narkoshtetit!

Ligji dekriminalizimit ishte Leva Arkimedit që vuri në lëvizje procesin e çmontimit të kësaj organizate! Vota kundër e popullit shqiptar do i zhveshë ato nga pushteti! Ndërsa organet e reja të drejtësisë do i çojnë ato pas hekurave!

Bashkë mundemi!